VIDEO/ Realizoi dopietë, Murinjo mban premtimin ndaj lojtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2021 | 20:04

VIDEO/ Realizoi dopietë, Murinjo mban premtimin ndaj lojtarit

Fitorja e Romës ndaj Xhenoas me rezultatin 0-2, solli përsëri buzëqeshje tek kryeqytetasit. Gjithesi ajo që bëri përshtypje ishte heroi i takimit, Feliks Afena-Gian, i cili shënoi dy gola dhe pas ndeshjes shkoi të përqafonte Murinjon.

FELIKS AFENA GIAN 3

Trajneri i kishte premtuar atlete 800 euroshe nëse do të luante mirë dhe 18 vjeçari ja doli. Si rjedhojë portugezi e mbajti fjalën.

“I kisha premtuar një palë këpucë shumë të shtrenjta, prej 800 eurosh, nëse do të bënte mirë. Ndaj erdhi në pankinë që të sigurohej që nuk e kisha harruar. Nesër do të më duhet të dal t’i blej këpucët që në mëngjes”, ishin fjalët e Murinjos duke treguar këtë episod të veçantë dhe premtimin që i kishte bërë sulmuesit.

Një video e postuar në rrjetet sociale tregon Murinjon duke i dhënë atletet djaloshit.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"