VIDEO/ Realizim spektakolar, Zeneli gjen sërish rrugën e rrjetës në Francë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2022 | 16:34

VIDEO/ Realizim spektakolar, Zeneli gjen sërish rrugën e rrjetës në Francë

Arbër Zeneli ka lënë pas momentin e vështirë, teksa qëndroi jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë, për shkak të dëmtimit. 27-vjeçari i Kosovës, duket se është rikthyer më i fortë se kurrë, duke u shndërruar në një protagonist te skuadra e Reims.

Zeneli

Shqiptari i Kosovës, ka realizuar golin e dytë radhazi me fanellën e klubit francez. Pas atij ndaj Lorient javën e shkuar, Zeneli, tundi rrjetën edhe në duelin e sotëm ndaj Lens. Në minutën e 28-të, 27-vjeçari rrëmbeu skenën, teksa falë një realizimi spektakolar e dërgoi topin në trekëndëshin e portës.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"