VIDEO/ Reali rikthehet te fitorja, Ronaldo kap kuotën e 300 golave në La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2018 | 22:38

VIDEO/ Reali rikthehet te fitorja, Ronaldo kap kuotën e 300 golave në La Liga

Reali u rikthye te fitorja në kampionat, pas humbjes në javën e kaluar ndaj Espanjolit, teksa kësaj here mposhti Getafen me rezultatin 3-1.

Ronaldo

Gareth Bejl shënoi golin e parë për madrilenët në minutën e 24-t, ndërsa në minutën e 45-të, Kristiano Ronaldo shënoi golin e dytë të takimit dhe të 300-tin për të në La Liga. Portugezi bëhet lojtari i dytë që arrin kuotën e 300 gola. I pari që shënoi 300 gola në La Liga ishte Lionel Mesi. Argjentinasi i shënoi në 334 ndeshje, ndërsa Ronaldo në 286.

Në minutën e 65-të miqtë e Getafes shënuan me anë të Portilo, ndërsa në minutën e 78-t, Ronaldo gjeti golin e dytë personal në këtë sfidë dhe të tretin për Realin.

Duhet theksuar se në përballjen e sotme, në stolin e rezervave të skuadra e Getafes ndodhej ish-mesfushori i Tiranës, Mervej, i cili në fillim të sezonit u transferua te skuadra spanjolle.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"