VIDEO/ Real i çmendur, dyshja Vinicius-Benzema përmbys Valencian në fundin e takimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 23:01

VIDEO/ Real i çmendur, dyshja Vinicius-Benzema përmbys Valencian në fundin e takimit

Real Madrid mori një fitore të vuajtur 1-2 përballë Valencias duke përmbysur gjithçka në fundin e ndeshjes.

benzema vinicius

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por Duro befasoi madrilenët në minutën e 66-të duke kaluar Valencian në avantazh.

Kur gjithçka u duk se do të mbaronte me këtë rezultat, mendoi dyshja Vinicius-Benzema. Sulmuesi francez shërbeu për talentin brazilian i cili barazoi shifrat në minutën e 86-të.

Dy minuta më vonë, ishte radha e Vinicius të shërbente për Benzema me këtë të fundit që realizoi golin e dytë dhe të fitores për skuadrën e Ançelotit.

Reali merr kështu kreun me 13 pikë të grumbulluara pas 5 javësh kampionat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"