VIDEO/ Rasti i rrallë, lojtari arrestohet në mes të fushës sepse kishte përdorur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2018 | 18:47

VIDEO/ Rasti i rrallë, lojtari arrestohet në mes të fushës sepse kishte përdorur…

Një futbollist është arrestuar gjatë një ndeshje, pasi kishte përdorur identitetin e një njeriu tjetër, për më shumë se dy vite. Sesar Montalvo, i cili luan për Union Kimbiri në Peru, u arrestua nga policia në mes të fushës, gjatë ndeshjes me Sport Huanta.

NINTCHDBPICT000427772792

Por, emri i vërtetë i lojtarit është Hoze Kotreras, dhe është regjistruar nën emrin e Sesar Montalvos për dy vite. Në video, futbollisti shihet teksa plotëson disa formularë, dhe policët më pas e shoqërojnë drejt makinës, para se trajnerët të fillojnë një debat me tyre. Debati filloi kur trajneri i Kimbirit, u përpoq të zëvendësonte lojtarin e arrestuar.

Trajneri kundërshtar, mësohet të ketë thënë se një lojtar nuk mund të futet nga stoli, kur sulmuesi që do të dalë nga fusha mungon. Ndërkohë, trajneri i Kimbirit i është kthyer, duke i thënë: “Ti je trajner, nuk je gjyqtar.”

Mediat peruane raportojnë se Union Kimbiri, që po e humbiste 2-0 atë ndeshje në momentin që ndodhi arrestimi, doli nga fusha, duke kuptuar kështu se Sport Huanta u kualifikua automatikisht për në raundin tjetër të kupës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"