VIDEO/ Rashica e bën “sefte” në Gjermani, shënon golin e parë me Verder Bremen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2018 | 22:25

VIDEO/ Rashica e bën “sefte” në Gjermani, shënon golin e parë me Verder Bremen

Milot Rashica, i transferuar këtë merkato janari tek skuadra e Verder Bremenit, ka shënuar ditën e sotme edhe golin e parë në Gjermani, në ndeshjen që skuadra e tij fitoi 3-1 ndaj Këlnit.

rashica

Rashica e nisi si titullar këtë takim, ndërsa shënoi golin e dytë të ekipit të tij, teksa rezultati ishte në barazim 1-1. Sulmuesi që ka zgjedhur të përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare, e shënoi golin në minutën e 58-të, ndërsa i la vendin Belfodil vetëm 9 minuta më pas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"