VIDEO/ PSG humbi të parën në kampionat, Mbape dhe Hakimi ngushëllohen në… NBA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 3, 2023 | 11:27

VIDEO/ PSG humbi të parën në kampionat, Mbape dhe Hakimi ngushëllohen në… NBA

PSG është mundur për herë të parë në këtë edicion në kampionatin francez teksa dy ditë më parë u mposht nga Lens me rezultatin 3-1. Një ndeshje ku edhe Kilian Mbape nuk ia doli që të shmangte katastrofën për ekipin e tij teksa nuk gjeti dot rrugën e rrjetës në këtë sfidë.

ssssssss

Pas ndeshjes, trajneri Kristof Galtie vendosi të linte pushim skuadrën, për të rifituar pak nga entuziazmi i humbur në këtë pikë të sezonit, për më tepër nga lojtarët që ishin “shtrydhur” në Botëror. Dhe Mbape me Hakimin, miq të pandashëm në radhët e parisienëve, kanë shfrytëzuar këtë situatë për të udhëtuar përtej Atlantikut.

Ata kanë shkuar në Nju Jork dhe mbrëmë janë shfaqur në pallatin e sportit ku po luhej ndeshja mes Bruklin Nets dhe San Antonio Spurs. Bruklin ka fituar me shifrat 139-103 dhe pasi shijuan spektaklin, dy yjet e PSG-së shkuan në dhomat e zhveshjeve të ekipit vendas duke takuar disa nga protagonistët e ndeshjes, me Mbape i cili i uroi për vijimin e sezonit ku Nets janë pretendentë për fitoren e kampionatit të NBA.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"