VIDEO/ Prestige i pafat, barazon në javën e 10-të të “Sunday League Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2020 | 21:52

VIDEO/ Prestige i pafat, barazon në javën e 10-të të “Sunday League Albania”

“Sunday League Albania” vijon me intensitetin e lartë të ndeshjeve në grupe, teksa tashmë kanë ngritur siparin edhe sfidat e javës së 10- të. Kjo javë do të mbahet mend për ndalesën e Prestige, që rrallëherë ka ndodhur në këtë kompeticion. Pas gati një viti, ku koleksionon vetëm fitore, kampionët në fuqi barazuan mbrëmjen e djeshme me rezultatin 1-1 ndaj “Nova Team”, në një ndeshje shumë të luftuar. 

PRESTIGE

Edhe në këtë përballje, në mungesë të trajnerit Fatmir Hysenbelliu, Prestige u drejtua nga zv.trajneri Andi Koçi. Golit të Çakrrit në start për Prestige, Nova iu përgjigj 10 minuta nga fundi. Ndërsa në momentet finale Prestige mbeti në inferioritet numerik, pasi Muça mori kartonin e dytë të verdhë.

 NDESHJA

Sfida nis e ekuilibruar me të dyja skuadrat që luftojnë fort në çdo top. Shima koordinohet në mënyrë të shkëlqyer duke shënuar një gol fantastik me kokë, por anësori e anulon për pozicion jashtë loje. Gradualisht Prestige e zhvendos lojën në gjysmëfushën kundërshtare, ndërsa Nova mendon më shumë të mbrohet. Megjithatë, goli për kampionët nuk do të vonojë shumë.

L

Dajti vertikalizon për Çakrrin, ky i fundit përfiton nga një dalje e pasigurt e portierit dhe arrin të shënojë nga një pozicion i prirët, duke kaluar skuadrën Prestige në avantazh. Me rezultatin 1-0 do të mbyllet edhe pjesa e parë. Fraksioni i dytë do të karakterizohet nga një lojë e ashpër dhe me shumë faulle. 10 minuta nga fundi Nova gjen golin e barazimit, me anë të një goditjeje standarde në pozicion ballor. Me gjithë përpjekjet e Prestige, rezultati nuk do të ndryshojë, me të dyja skuadrat që ndajnë nga një pikë.


Pavarësisht përpjekjeve të shumta, rezultati mbeti në baraspeshë. Me këtë barazim, Prestige shkoi në kuotën e 22 pikëve, në këto 10 javë të para, dhe është padyshim favoriti kryesor për ta fituar edhe këtë sezon “Sunday League Albania”-n.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"