VIDEO/ Portieri ndal dy herë penalltinë, por ndëshkohet me karton të kuq. Shikoni çfarë bën mbrojtësi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2020 | 12:57

VIDEO/ Portieri ndal dy herë penalltinë, por ndëshkohet me karton të kuq. Shikoni çfarë bën mbrojtësi

Një episod tepër i veçantë ka ndodhur në Ligën e dytë turke, në ndeshjen mes Usakspor dhe Ergene Velimese.portieri

Këta të fundit fitojnë një penallti në minutën e 90’, me portierin e Uksaspor, Ersin Ajdin, i cili r pret atë. Megjithatë arbitri vendos ta përsërisë atë, për shkak se portieri e kishte kaluar vijën dhe e ndëshkon me karton të verdhë.

Por, nuk përfundon këtu! Portieri e pret edhe gjuajtjen e dytë, por përsëri arbitri vendos përsëritjen e penalltisë, me të njëjtën arsye si më parë dhe e ndëshkon Ajdin me karton të kuq.

Pas largimit të portierit, vendos që në portë të futet mbrojtësi Levent Aktug. Pikërisht ky i fundit bën heroin, teksa e ndal penalltinë e kundërshtarit, duke çuar në festë ekipin e tij.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"