VIDEO/ Portieri i Mainzit ngatërron topin me pikën e penalltisë, gafa e tij sjell gallatë në rrjetet sociale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2017 | 22:04

VIDEO/ Portieri i Mainzit ngatërron topin me pikën e penalltisë, gafa e tij sjell gallatë në rrjetet sociale

Një moment pikant ka ndodhur në sfidën mes Borusias së Mynshengladbahut dhe Mainzit, pak momente më parë. Në minutën e 31-të, portiere i miqve, Robin Zentner, pas një topi që u kthye mbrapsht tek ai, pothuajse sa nuk bëri një gafë të pafalshme për ekipin e tij.

portieri mainzit

Ai ndaloi topin që po shkonte drejt tij, por sfera vazhdoi të lëvizte, teksa portieri ke kokën sipër, nuk e pa fare se topi po i largohej mbrapa. Ndoshta edhe një iluzion optik, ai e ka ngatërruar me pikën e penalltisë, dhe shenja e bardhë i është dukur si topi I ndeshjes. Sidoqoftë, ky rast nuk përfundoi me gol, por rrjetet sociale nuk e lanë pa shpëtuar këtë rast.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"