VIDEO/ “Po vjen Pepi…”, Klop ia fut vrapit për të mos e takuar

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 16:37

Bota LAJMI KRYESOR Premier Liga Të fundit Video

VIDEO/ “Po vjen Pepi…”, Klop ia fut vrapit për të mos e takuar

Një sfidë që zgjat prej kohësh, një duel fantastik që i shton spektaklin Premier Ligës prej më shumë se një viti dhe për herë të fundit entuziazmoi të dielën në “Anfield”.PEP KLOP

Përballja e Liverpulit dhe Sitit të Guardiolës vijon edhe këtë sezon dhe u ndez akoma më shumë në duelin e fundit fituar 3-1 nga “Reds”-at. Një rezultat që tërboi Pepin për shkak të vendimeve të arbitrit Oliver. Pas pak ditësh, Klop dhe Guardiola u gjendën përballë njëri-tjetrit në Forumin e Trajnerëve Elitarë të Klubeve në Nion.

I pari që mbërriti ishte gjermani që ndali përpara gazetarëve si gjithnjë simpatik me batutat e tij. Një gazetar e pyeti: “A ke folur me Pepen?” “Pepe? Kush është Pepe?”, u përgjigj Klop dhe duke qeshur pasi kuptoi se bëhet fjalë për Guardiolën tha: “Sigurisht që kemi folur, përse jo”. Dhe kur vuri re praninë e tij pas tij, nuk humbi asnjë sekondë dhe tha: “Po vjen Pepi”, përpara se t’ia jepte vrapit.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com