VIDEO/ “Po nuk i eci, do përfundojë në semafor”, televizioni pushon nga puna ish-ndihmësin e Simeones për deklaratën ndaj Jamal

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 19:04

VIDEO/ “Po nuk i eci, do përfundojë në semafor”, televizioni pushon nga puna ish-ndihmësin e Simeones për deklaratën ndaj Jamal

German “Mono” Burgos është përsëri në telashe. Këtë radhë, jo për veprimet e tij në vijën anësore, si në vitet kur ishte krahu i djathtë besnik i Diego Simeones. Argjentinasi është shkarkuar nga posti i tij si opinionist për televizionin spanjoll ”Movistar” për shkak të komenteve që ka bërë për yllin e ri të Barcelonës, Lamin Jamal.

84bfa9e3c60e3b9760895e3b2ad77649-42595-oooz0000

Para ndeshjes, po shfaqeshin pamje të Jamal duke bërë nxemje dhe po komentohej prekja e tij e topit. “Nëse nuk do t’i ecë, do përfundojë në semafor”, tha Burgos në sallë, duke sjellë të qeshurat e personave të tjerë.

Por nuk e kanë pritur me kaq humor te Barcelona, ku ka shpërthyer indinjata ndaj tij dhe shprehjes raciste ndaj Jamal. Klubi bëri të ditur se asnjë futbollist nuk do të fliste për “Movistar” pas ndeshjes, sapo iu sinjalizua një koment i tillë.

Burgos kërkoi falje, duke e quajtur një batutë, por katalanasit ishin të prerë në vendimin e tyre. Kjo detyroi “Movistar” që të shkarkonte Burgos nga puna, duke e hequr përfundimisht nga komentet e saj të ndeshjeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"