VIDEO/ Penallti dhe gola te anuluar me VAR, Egnatia dhe Erzeni ndajnë pikët në një barazim “të çmendur”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2023 | 0:10

VIDEO/ Penallti dhe gola te anuluar me VAR, Egnatia dhe Erzeni ndajnë pikët në një barazim “të çmendur”

Nuk ka fitues në sfidën e javës së 16-të mes Egnatias dhe Erzenit në Rrogozhinë, e cila u mbyll me rezultatin 1-1.

Collage Maker-14-Jan-2023-02.54-PM

Pjesa e parë e takimit u mbyll e qetë, me shumë pak raste nga të dyja skuadrat, por e dyta ishte ajo që solli një çmenduri totale, ku brenda 12 minutash u shënuan plot 4 gola.

Të parët që kaluan në avantazh ishin rrogozhinasit, të cilët gjetën rrjetën me Xhekson nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 55’. Por avantazhi zgjati vetëm tre minuta, kur Sadiki ndëshkoi vendasit me një gjuajtje me kokë.

Në minutën e 61’, ishte sërish Xhekson ai që gjeti rrjetën për rrogozhinasit, por kësaj radhe u desh ndërhyrja e VAR për ta anuluar pas një faulli të shkaktuar në fillimin e aksionit.

Më pas Alan i cili kaloi për herë të parë shijakasit në avantazh në këtë ndeshje, por sërish u desh ndërhyrja e VAR për ta anuluar për një pozicioni të parregullt.

Kështu Egnatia ngjitet në vendin e tretë me 25 pikë, po aq sa dhe Vllaznia, ndërsa Erzeni qëndron në vendin e 5-ë me 23 pikë.

REZULTATI:

EGNATIA 1-1 ERZENI

55′ Xhekson (P) / 58′ Sadiki

KOMENTI LIVE:

90+8′ Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 8 minuta shtesë.

89′ Musta provon me një gjuajtje brenda zone, por tentativa e tij shkon jashtë.

87′ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Iljazi dhe në vendin e tij futet Troplini.

83′ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Mehmeti dhe në vendin e tij futet Osmanllari.

82′ Nduamena merr një top mjaft të mirë në zonë, por tentativa e tij shkon jashtë.

80′ Zëvendësim i dyfishtë te Egnatia. Largohen Zejnullai dhe Fangaj, në vendet e tyre Meçja dhe Lila.

75′ Iljazi shkakton një ndërjhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

68′ Zëvendësim te Erzeni. LargohetAdemi dhe në vendin e tij futet Asani.

67′ Nonato gjen rrjetën, por VAR-i ndërhyn dhe anulohet për pozicion të parregullt.

65′ Merret vendimi, nuk ka gol për Egnatian.

61′ Xhekson gjen rrugën e rrjetës, por VAR ndërhyn për një faull në fillim të aksionit.

58′ GOOOL ERZENI 1-1/ Sadiki fiton një dyluftim në ajër dhe me një goditje me kokë çon topin në rrjetë.

55′ GOOOL EGNATIA 1-0/ Xhekson godet nga pika e bardhë dhe mposht portierin Xhika.

54′ E konfirmon VAR. Ka penallti për Egnatian.

51′ Penallti për Egnatian. Musta avancon mirë në zonë dhe pengohet nga Ademi me gjyqtarin që akordon një 11-metërsh.

50′ Sadiki provon me një gjuajtje me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+2′ Mbyllet pjesa e parë!

45+1′ Enk ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

39′ Musta provoi me një gjuajtje fluturimthi, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

35′ Fangaj provon me një gjuajtje me kokë, tentativa e së cilit shkon shumë pranë kuadratit.

29′ Fangaj hedh një krosim drejt zonës, por përplaset në krahun e Peposhit. Rrogozhinasit protestojnë për penallti, gjithsesi gjyqtari nuk e pa të tillë.

27′ Fangaj merr një top të bukur në zonë, por nuk arrin dot të godasë me Xhikën që shpëton shijakasit.

20′ Fernando hedh një krosim të rrezikshëm drejt zonës, por Enk e çon në këndore.

17′ Iljazi provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë.

9′ Kadriu hedh një krosim të rrezikshëm drejt zonës, por Ademi nuk arrin dot ta devijojë për ta çuar në portë.

1′ Starton sfidanë Rrogozhinë!

FORMACIONET ZYRTARE:

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Malota, Atanda, Kacbufi, Mëllugja, Fernando, Musta, Zejnullai, Xhekson, Duamena.

Trajner: Shpëtim Duro

ERZENI: Xhika, Iljazi, Enk, Sadiki, Peposhi, Mehmeti, Krviçiç, Alan, Ademi, Nonato, Kadriu.

Trajner: Xhevahir Kapllani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"