VIDEO/ Partizani zhgënjim total! Skënderbeu thyen “demat” dhe ndez shpresën për mbijetesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2021 | 23:56

VIDEO/ Partizani zhgënjim total! Skënderbeu thyen “demat” dhe ndez shpresën për mbijetesë

Skënderbeu surprizoi Partizanin në “Elbasan Arena”, duke e mposhtur me rezultatin 0-1 në sfidën e vlefshme për javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Zhgënjim total për të kuqtë e Ilir Dajës, të cilët pas barazimit ndaj Apolonisë, regjistruan një tjetër rezultat negativ, duke iu dhënë shansin rivalëve të Vllaznisë dhe Laçit, që në rast fitore ditën e nesërme të shkëputen.

ASANI

Ky ishte triumfi i parë i Migen Memellit në drejtimin e korçarëve. Një fitore që ndez shpresën për mbijetesë për skuadrën korçare. Zhan Viktor ishte heroi që tundi rrjetën e Alban Hoxhës në minutën e 67-të.

FT: PARTIZANI – SKËNDERBEU 0-1

Zhan Viktor 67′

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi. 

90+5′ Kote provon me një tentativë nga distanca, por gjuajtja e tij ishte e gabuar dhe shkoi jashtë kuadratit.

90+1′ Pranë golit të barazimit Partizani me Bitrin, i cili provon me kokë pas një harkimi nga këndi, por topi përfundon mbi kuadrat.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

88′ Dy zëvendësime te Skënderbeu, largohet Berisha dhe Duvuna, në vend të tyre, Pusi dhe Mara.

84′ Skënderbeu provon të gjejë golin e sigurisë me Duvunën, por pa sukses.

83′ Provon edhe Bitri të rrezikojë pas një harkimi nga këndi, por tentativa e mbrojtësit nuk ishte e duhura.

82′ Partizani i afrohet golit të barazimit, me Kardozon, por sulmuesi brazilian nuk arrin të shënjestrojë portën me kokë.

75′ Dy zëvendësime te Partizani, largohen Broja dhe Bardhi, vendet e tyre i marrin Cara dhe Kote.

70′ Alfred Mensah shpërdoron një tjetër shans të artë për të dyfishuar rezultatin, i vetëm në hyrje të zonës, sulmuesi nuk ka arritur të gjuajë.

69′ Ron Broja është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë.

67′ GOOOOOL SKËNDERBEU 0-1/ Befasohen “demat e kuq”, mesfushori Zhan Viktor ndëshkon skuadrën e Ilir Dajës. Pas topit të larguar nga Belica, futbollisti i skuadrës korçare provoi me një gjujtje të menjëhershme duke tundur rrjetën. 

64′ Zguro është futbollisti i radhës i ndëshkuar me karton të verdhë, pogradecari humbet sfidën e radhës ndaj Laçit.

63′ Partizani gjen rrugën e rrjetës, por goli anulohet, për shkak se Jasir Asani kryen në mënyrë të gabuar rivënien anësore. I drejtë vendimi i gjyqtarit.

59’ Aksion i gjatë në krahun e djathtë të sulmit të Partizanit, Asani më pas harkon në shtyllën e dytë për Bitrin, gjuajtja e të cilit me kokë devijohet nga një mbrojtës dhe largohet jashtë.

58′ Zhan Viktor është futbollisti i katërt i Skënderbeut që ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Malës.

52′ Sadriu është i ndëshkuari i radhës për ndërhyrje të gabuar ndaj Asanit.

50′ Partizani në kërkim të golit të avantazhit. Të kuqtë ushtrojnë presion të vazhdueshëm në gjysmëfushën e Skënderbeut.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë! 

45+1′ Duvuna dhe Dumfur ndëshkohen të dy njëkohësisht, për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

45′ Erald Çinari është futbollisti i dytë i ndëshkuar me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj kapitenit Meksi.

43′ Murataj ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë ndaj futbollistit Sadriu.

37′ Fantastik portieri Dajsinani, që ndal gjuajtjen e Kardozos, duke i mohuar një gol skuadrës së Ilir Dajës. Po këmbëngul Partizani për të gjetur golin e avantazhit.

35′ Partizani nuk shfrytëzon siç duhet një kundërsulm, Asani kombinon bukur me Çinarin, i cili provon brenda zonës, por tentativa e tij u ndal nga mbrojtësit e Skënderbeut.

33′ Jorgo Meksi largon një tjetër top në goditje nga këndi, pas kombinimit të bukur mes Asanit dhe Hakajt.

32′ Skënderbeu fiton goditjen e parë nga këndi që ekzekutohet nga Taipi, por pa rrezik në portën e Alban Hoxhës.

26′ Partizani provon të kundërpërgjigjet me Jasir Asanin,  por tentativa e futbollistit të kuq nga jashtë zonës nuk ka saktësinë dhe përfundon jashtë kuadratit.

24′ Tjetër mundësi shënimi për Skënderbeun me Mensah, që shpërthen nga e majta, futet në zonë, provon me një gjuajtje, por topi shkon jashtë kuadratit të portieri Alban Hoxha.

20′ Rasti i parë i rrezikshëm për Skënderbeun me anë të Alfred Mensah, por tentativa e sulmuesit me kokë shkoi jashtë kuadratit.

12′ Partizani ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Skënderbeut, teksa skuadra korçare është tërhequr e gjitha mbrapa dhe nuk lejon hapësira në repartin difensiv.

7′ Tjetër tentativë e Partizanit. Pas kombinimeve të bukura të futbollistëve të kuq, Çinari provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por tentativa e tij ishte qendrore dhe ndalet nga Dajsinani.

5′ Partizani provon të surprizojë menjë skemë, pas goditjes së dënimit të fituar nga Broja, por Meksi tregohet i vëmendshëm brenda zonës, duke larguar rrezikun në këndore.

1′ Ka startuar sfida në “Elbasan Arena”, topin e parë nga qendra e luajnë korçarët.

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Çinari, Kardozo. Trajner: Ilir Daja.

SKËNDERBEU: Dajsinani, Meksi, Sadriu, Vitija, Zguro, Berisha, Taipi, Dumfur, Dovuna, Zhan Viktor, Mensah. Trajner: Migen Memelli.

GJYQTAR: Enea Jorgji (Elbasan)

fro

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"