VIDEO/ Partizani merr kreun, “poker” Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 29, 2020 | 23:59

VIDEO/ Partizani merr kreun, “poker” Skënderbeut

Partizani ka marrë një fitore të thellë 4-0 kundër Skënderbeut, njëkohësisht edhe kryesimin e Superiores. Një fitore më se e merituar e “demave të kuq”, që e dominuan takimin nga minuta e parë në të fundit. Të besuarit e Dajës shënuan tre gola që në pjesën e parë me anë të Bardhit, Malës dhe Kardozos, ndërsa rezultatin final e vulosi Solomon në pjesën e dytë. Një triumf që vlen më shumë se tri pikë, pasi Partizani merr kreun e renditjes dhe shkon në derbi kundër Tiranës në formën më të mirë të mundshme.

Partizani festa logo

FOTO: F.HAZISLLARI

PJESA E PARË – Partizani e nisi me vrull të lartë takimin, duke marrë frenat e lojës. Madje, edhe goli i parë i “demave” erdhi që në minutën e shtatë. Është Mala që kroson në mënyrë të shkëlqyer për Bardhin me një skemë dhe numri 11 arrin ta stopojë topin, duke mposhtur më pas portierin Dajsinani nga një distancë e afërt me të majtën. Në minutën e 14-të, Solomon kishte mundësinë të shënonte, por goditja e tij nga hyrja e zonës u ndal nga Dajsinani. Skënderbeu tentoi të reagonte dhe në minutën e 17-të, Çela kishte mundësinë të shënonte i vetëm përballë portierit Hoxha, por Idrizaj e ndal në mënyrë fantastike, me një ndërhyrje në limite. Në minutën e 21-të, erdhi dhe goli i dytë i Partizanit. Një perlë nga Esat Mala, me mesfushorin që shënoi nga një goditje dënimi, duke lënë të palëvizur portierin Dajsinani. Në minutën e 29-të, Partizani ishte shumë pranë golit të tretë, sërish me Solomonin. Pas një krosimi perfekt nga Idrizaj, sulmuesi i Partizanit gjuan me kokë, por në qendër të portës dhe pa problem për portierin e Skënderbeut. Partizani e dominoi totalisht fraksionin e parë të lojës, madje në minutat shtesë, shënoi golin e katërt. Është braziliani Kardozo ai që shënon një gol shumë të bukur në minutën e 45+1, për t’i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 3-0.

Festa e Partizanit logo

PJESA E DYTË – Edhe në pjesën e dytë Partizani ishte dominues në raste dhe në qarkullim topi. “Demat e kuq” nuk e ulën aspak ritmin dhe e menaxhuan më së miri takimin. Madje, në minutën e 70-të do të kishte vend edhe për një tjetër gol, të shënuar ka pësuar Partizani në pesë ndeshje në Superiore. Këta dy gola “demat” i kanë pësuar që javën e parë kundër Kastriotit, por në katër sfida radhazi në kampionat kanë arritur ta mbajnë rrjetën e paprekur. Dyshja Bitri-Belica, por edhe gardiani Hoxha, kanë mbrojtur me fanatizëm katërkëndorin e tyre, duke qenë të pakalueshëm deri më tani. nga Solomon. Sulmuesi bën një driblim të bukur kundrejt Bicit dhe pasi lëviz drejt qendrës, gjuan bukur me të djathtën, duke ndëshkuar portierin Dajsinani në shtyllën e parë. Pesë minuta më vonë, Partizani kishte një tjetër shans të artë për të shënuar, për t’i çuar shifrat në 5-0. Solomon, i vetëm përballë portierit, gjuan dhe topi përplas në shtyllë, për t’u kthyer në këmbët e Esin Hakajt. Mbrojtësi i majtë, me portën e boshatisur, nuk arrin të koordinohet mirë dhe e çon sferën mbi tra, duke humbur mundësinë e tij. Daja, shumë i kënaqur me rezultatin 4-0, u jep minuta dhe futbollistëve të rinj, si Balla, Hasa dhe Dajçi.
GJK_6674-1536x1024
PARTIZANI NË KRYE – 10 pikë pas 5 javëve të para për Partizanin që e sheh veten në krye të Superiores pas humbjes së Vllaznisë. Golavarazh 10:2 për “demat e kuq”, që kanë treguar se të gjithë mund të shënojnë dhe se kanë një mbrojtje tepër solide. Ndalesa e radhës për Partizanin, në “Air Albania” të premten, aty ku do të përplasin brirët me Tiranën, në derbin e parë të kryeqytetit të këtij sezoni.

FT: PARTIZANI-SKËNDERBEU 4-0

Bardhi 7′ , Mala 21′ , Kardozo 45+1′ , Solomon 70′

MINUTAT:

 

75′ E pabesueshme çfarë humb Esin Hakaj. Mbrojtësi i Partizanit, me portën e boshatisur pas shtyllës së Solomon, e çon sferën mbi tra, duke humbur shansin për të çuar shifrat në 5-0.

70′ Solomon i shkëlqyer me golin e tij. Sulmuesi, pasi driblon Bicin, gjuan bukur me të djathtën dhe shtang Dajsinanin në shtyllën e parë. 4- 0 për “demat e kuq”.

45+1′ Partizani shënon dhe golin e tretë. Është braziliani Kardozo ai që tund rrjetën, duke realizuar një gol shumë të bukur nga jashtë zone

 

21′ Të kuqtë shënojnë edhe golin e dytë. Është Mala i cili realizon një supergol nga goditja e dënimit, duke lënë të shtangur Dajsinanin. 29′ Rast i artë për Solomonin, por gjuajtja me kokë e numrit 9 shkon në duart e portierit të Skënderbeut.

7′ Partizani e nis me gol sfidën. Bardhi merr një pasim të shkëlqyer nga Mala dhe arrin të shënojë me të majtën nga një distancë e afërt.

 

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri (Balla 85′), Belica, Hakaj, Kote, Broja (Dajçi 85′), Bardhi (Cara 71′), Mala (Hasa 85′), Kardozo (Melo 71′), Solomon. (Në dispozicion: Teqja, Asani, Hyseni, Llanaj) Trajner: Ilir Daja .

SKËNDERBEU: Dajsinani, Duka, Bicaj, Vitija, Vangjeli (Mara 64′), Douvuna, Taipi, Tereziu (Rrapaj 46′), Çela (Govori 77′), Berisha (Armah 46′), Pusi (Dumfour 46′). (Në dispozicion: Teqja, Asani, Hyseni, Llanaj). Trajner: Julian Ahmataj.

KARTONË TË VERDHË: Solomon 53′ / Tereziu 35′, Bici 51′

DELEGAT: M. Sulejmani (Tiranë)

VËZHGUES: A. Dervishi (Shkodër)

ARBITRA: O.Ferataj (Patos), E.Doda (Tiranë), M.Qose (Lushnjë)

Partizani-Skenderbeu

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"