VIDEO/ Partizani merr atë që dëshiron në Vlorë, Flamurtari “ok” për 67 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2020 | 23:58

VIDEO/ Partizani merr atë që dëshiron në Vlorë, Flamurtari “ok” për 67 minuta

Partizani merr fitoren e dytë radhazi në kampionat duke mposhtur me rezultatin 1-2 Flamurtarin në Vlorë. Eneo Bitri dhe Jurgen Bardhi siguruan 3 pikët e radhës duke e shtyrë Partizanin drejt vendit të pestë në kampionat. 

Partizani fitorja

Vlonjatë realizuan një pjesë të parë tepër pozitive duke arritur të barazonte Partizanin brenda 120 sekondave pasi Bitri kaloi të kuqtë në avantazh. Duke zbritur me kundërsulm, skuadra kuqezi mbylli pjesën e parë në barazim 1-1.

Me fillimin e pjesës së dytë, Partizani shtoi forcat në sulm duke qenë më këmbëngulës. Pas 67 minutave lojë, Bardhi gjen momentin e duhur për t’i dhënë fitoren e dytë radhazi Partizanit.

FT| FLAMURTARI-PARTIZANI 1-2

Soza 38’/ Bitri 36′, Bardhi 67′

90′ Mbyllet ndeshja në Vlorë. Partizani bën detyrën. Flamurtari nuk reziston deri në fund. 

67′ GOOOOL!!!FLAMURTARI-PARTIZANI 1-2/ Jurgen Bardhi mposht Moçkën duke kërcyer dhe godet saktë topin me kokë.


64′ Braun nuk konkretizon me golin aksionin personal fantastik. Kalon mbrojtësit e Flamurtarit dhe godet fuqishëm drejt portës, por Moçka reagon në kohë.

60′ Dy zëvendësime te Partizani. Ferrati dhe Braun inkuadrohen në fushë.

56′ Partizani i afrohet golit të avantazhit. Moçka ndalon topin në tentativën e parë, Bardhi kërkon të përfitojë, por kapiteni vlonjat nuk e lejon të shënojë. Arbitri anësor ngre flamurin për pozicion jashtë loje të sulmuesit të të kuqve.

53′ Aksion i mirë nga Partizani. Topi arrin te Bardhi, vjen Çinari, por godet shumë larg.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45’+1 Mbyllet pjesa e parë në Vlorë.

41′ Telushi provon nga goditja e këndit. Vlonjati gjuan fort, por Moçka ndodhet i pozicionuar saktë.

39′ GOOOL!! FLAMURTARI-PARTIZANI 1-1/ Kundërpërgjigjen saktë kuqezinjtë me Sozën. Vlonjatët zbresin në kundërsulm dhe baraspeshojnë takimin. 

36′ GOOOL!!! FLAMURTARI- PARTIZANIT 0-1/  Zhbllokohet ndeshja. Telushi godet fort brenda zonës së Flamurtarit. Bitri shfrytëzon saktë pasimin dhe shtyn lehtësisht topin brenda në rrjetë. 

26′ Llanaj kërkon penallti, por pamjet tregojnë se Balilaj i ka ndërhyrë saktë.

 

12′ Flamurtari i afrohet golit. Krosim brenda zonës së Partizanit, por Ribaj nuk e arrin topin për pak.

1′ Fillon takimi në Vlorë.

FLAMURTARI: Moçka, Balilaj, Qarri, Pjeshja, Hoxhaj, Rrapaj, Lukas Ramos, Indio Oliveira, Haruni, Diamanti, Ribaj. Trajner: Marçello Troisi

PARTIZANI: Teqja, Idrizaj, Bitri, Boldor, Trashi, Telushi, Broja, Melo, Çinari, Llanaj, Bardhi. Trajner: Adolfo Sormani

Partizani

Gjyqtar: Kreshnik Cjapi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"