VIDEO/ Ofendime dhe gjuajtje me sende nga tifozët, ndërpritet finalja e kampionatit të basketbollit mes Tiranës dhe Besëlidhjes. Hyjnë forcat e rendit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2023 | 20:49

VIDEO/ Ofendime dhe gjuajtje me sende nga tifozët, ndërpritet finalja e kampionatit të basketbollit mes Tiranës dhe Besëlidhjes. Hyjnë forcat e rendit

Ndeshja e 5-të finale e kampionatit të basketbollit për meshkuj mes Tiranës dhe Besëlidhjes, është ndërprerë në periodën e katërt të sfidës, për shkak të tensionimit në tribuna në pallatin e sporti  ”Asllan Rusi” në kryeqytet.

Collage Maker-04-May-2023-08-49-PM-5983

Sfida ka qenë e tensionuar gjatë gjithë ndeshjes, me tifozeritë që nuk kanë kursyer ofendimet ndaj njëra-tjetrës dhe me praninë e shumtë të stjuardëve për të garantuar rendin.

Por kjo nuk ka mjaftuar në periodën e katërt të sfidës, ku nisi edhe hedhja e sendeve në fushë. Në këtë moment loja u ndërpre dhe u desh edhe ndërhyrja e forcave të rendit për të vendosur qetësinë dhe për të vijuar sfidën, pasi basketbollistët e Tiranës kishin shkuar në dhomat e zhveshjeve në këto minuta të tensionuara.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"