VIDEO/ Nuk ka fitues në Durrës, “ujqërit” e Skënderbeut i tregojnë “dhëmbët” Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2020 | 23:58

VIDEO/ Nuk ka fitues në Durrës, “ujqërit” e Skënderbeut i tregojnë “dhëmbët” Teutës

Teuta e Edi Martinit nuk ka mundur të shkojë më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Skënderbeut. 

Teuta

Edhe pse durrsakët ishin favoritë në letër, për shkak edhe afrimeve cilësore në merkato, hasën shumë vështirësi, në këtë takim, përball një Skënderbeu dinjitoz. Pavarësisht se me lojtarë të rinj në përbërje, korçarët bindën në fushë, madje kishin shansin e artë për të dalë nga fusha me 3 pikë.  Hebaj dhe kapiteni Meksi ishin autoret e golave në këtë përballje

FT: TEUTA-SKËNDERBEU 1-1

Hebaj 10′ / Meksi 34′

KOMENTI LIVE: 

90+4′ E pabesueshme çfarë humbet Mensah i vetëm përballë portierit Frashëri. Një mundësi e humbur me vlerë 3 pikë për korçarët.

90+2′ Minuta të mira për Skënderbeun që provon ta fitojë këtë sfidë.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

89′ Johan Çela provon të surprizojë Frashërin me një gjuajtje nga mesi i fushës, por topi shkon mbi kuadrat.

80′ Dy zëvendësime te Skënderbeu, largohen Mara dhe Rrapaj në vendin e tyre Shabani dhe Çela.

79′ Trajneri Martini kryen 2 zëvendësimet e radhës. Largohet nga fusha Bregu dhe Hebaj në fushë Kapllani dhe Gonçalves.

70’ Tjetër tentativë e Teutës, me Kuron, pas zgjatjes së mirë të Dajsinanit, por futbollisti i Teutës, nuk arrin ta dërgojë topin drejt rrjetës, teksa fiton një këndore.

67′ Tjetër zëvendësim te Teuta, largohet nga fusha Avdyli, vendin e tij e merr Silvio Zogaj.

64’ Fantastik portieri i Skënderbeut, Mario Dajsinani, i cili i ka mohuar një tjetër gol skuadrës durrsake pas tentativës së Emiljano Vilës.

63′ Tjetër tentativë e Rrapajt, por gjuajtja e tij bllokohet nga Todorovski.

57′ Provon Rrapaj me një gjuajtje të rrezikshme, por ndalet nga portieri Frashëri.

55′ Skënderbeu fiton terren dhe kërkon golin e avantazhit. Të pozicionuar mirë mbrojtësit e Teutës.

52′ Zëvendësim te Teuta, largohet Lorenco Vila, vendin e tij e merr Gruda.

50′ Teuta kërkon golin e avantazhit duke e nisur në sulm fragmentin e dytë.

46′ Starton pjesa e dytë! Ahmataj bën zëvendësimin e parë, largohet Pusi, në vendin e tij mbrojtësi Vitija.

Përfundon pjesa e parë.

45+2′ Mensah ndëshkohet me karton të verdhë.

45+1′ Bregu provon me të majtën, por jashtë kuadratit.

45′ Akordohen 4 minuta shtesë.

43’ Sërish Teuta me Avdylin, tjetër reagim fantastik i portierit Dajsinani. I shkon rrotull golit të dytë skuadra e Edi Martinit.

42’ Albano Aleksi i shkon shumë pranë golit. Mesfushori fierak provon me një gjuajtje të rrezikshme, por ndalet nga portieri Dajsinani, që largon rrezikun në këndorë.

38’ Pranë golit të dytë Skënderbeu me Pusin, i cili në afërsi të pikës së penalltisë, nuk ka mundur të shtyjë topin drejt kuadratit, duke shpërdoruar një mundësi të artë shënimi.

34’ GOOL SKËNDERBEU 1-1/ Vendoset baraspesha në “Niko Dovana”. Kapiteni Jorgo Meksi, realizon nga një distancë e konsiderueshme, pas përplasjes së portierit Frashëri me Emiliano Vilës. Mbrojtësi përfiton nga kjo dalje e gabuar e gardianit korçar duke tundur rrjetën.

32′ Bregu rrëzohet brenda zonës dhe kërkon penallti pas konktaktit me Bicajn, por gjyqtari Meta vazhdon lojën.

27′ Zëvendësim i detyruar te Skënderbeu, largohet Dumfur, vendin e tij e merr Douna.

24′ Provon Emiljano Vila me një perdhë, gjuajtja e tij grushtohet nga Dajsinani në këndore.

20′ E pabesueshme çfarë humbet Hebaj. Pas arkimit perfekt të Todorovskit, sulmuesi shkodran ka shpërdoruar një rast të hartë me kokë duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

12′ Dumfur është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë.

10′ GOOOOL TEUTA 1-0/ Rubin Hebaj kalon në avantazh durrsakët. Pas një harkim nga këndi. Sulmuesi shkodran godet me kokë. I ndihmuar edhe nga devijimi i Mensah, topi shkon në rrjetën e portës së Dajsinanit. 

5′ Teuta disi më kërkuese në këto minuta të para, por mungojnë rastet konkrete në portat respektive.

1′ Ka nisur sfida.

FORMACIONET ZYRTARE:

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Kouros, Aleksi,E. Vila, Avdyli, L.Vila, Bregu, Hebaj. Trajner: Edi Martini.

Teuta

SKËNDERBEU: Dajsiniani, Meski, Bicaj, Qaqi, Govori, Berisha, Dumfour, Mara, Rrapaj, Pusi, Mensah. Trajner: Julian Ahmataj.

Skenderbeu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"