VIDEO/ Nga i “urryer” në “hero”! Granit Xhaka u “vjedh” zemrat tifozëve të Arsenalit pas veprimit në derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 17:59


VIDEO/ Nga i “urryer” në “hero”! Granit Xhaka u “vjedh” zemrat tifozëve të Arsenalit pas veprimit në derbi

Arsenali mundi Totenhemin me rezultatin 3-1, duke ruajtur kështu kreun e Premier Ligës. Por momenti më i bukur për “topçinjtë” ishte goli i parë i Tomas Partej dhe Granit Xhaka nuk e anashkaloi këtë fakt.

310109247_1004049234328226_109131551591539530_n

Ai grumbulloi bashkëlojtarët e tij pas golit dhe kjo e shndërroi në një lider të vërtetë duke vjedhur menjëherë zemrat e tifozëve. Tifozët menjëherë kanë shkruar në Twitter duke mbështetur mesfushorin.  “I ushqyer nga urrejtja, Xhaka tani po lulëzon”, shkruante një prej tyre.

Një tjetër tifoz shtoi: “Më pëlqen reagimi i Granit Xhakës pasi u shënua goli. Mblodhi ekipin së bashku. Udhëheqje e pastër nga Xhaka pas atij goli!!!’

Xhaka ka pasur një marrëdhënie të tensionuar me mbështetësit e Arsenalit pasi bëri gjeste ndaj tyre dhe hodhi fanellën në tokë, gjë që bëri t’i hiqej shiriti i kapitenit dhe të përjetonte muaj të tensionuar. Por veprimi i fundit duke se e ngriti në piedestal para syve të tifozëve.

PANORAMASPORT.AL