VIDEO/ Nga Champions-i te balta, shikoni në çfarë terreni luajnë milionerët Robinjo dhe Demba Ba

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Dhjetor 4, 2019 | 15:42

Bota FB Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR Video

VIDEO/ Nga Champions-i te balta, shikoni në çfarë terreni luajnë milionerët Robinjo dhe Demba Ba

Shpesh herë futbollistë të ndryshëm pasi e shijojnë futbollin e tyre, në fund të karrierës fillojnë të mendojnë edhe për anën financiare.robinj

Kjo ndodhi edhe me sulmuesin brazilian Robinjo, i cili pas aventurave me ekipe të mëdha si Milani, Reali dhe Sitit, në 2015 vendosi të kalonte në kampionatin kinez, te Guanzhu Evergrande. Aty nuk u përshtat dot, dhe pas 6 muajsh vendosi të rikthehej në vendlindje ku luajti për dy sezone me Atletiko Mineiron.

Nga janari i këtij viti, sulmuesi luan për turqit e Bashksehirit, ekip ku luan edhe një tjetër futbollist që gjithashtu ka luajtur për skuadra të mëdha europiane siç është Demba Ba.

khjk

Pikërisht së fundmi ata janë përballur me një situatë të çuditshme, teksa iu është dashur të luajnë në një fushë, ku nuk mund të luhet futboll, teksa zhvilluan ndeshjen e Kupës së Turqisë, mes H. Trabzon dhe Bashakshehirit, që u fitua nga këta të fundit me golin e Demba Ba.fush

Para fillimit të ndeshjes kjo fushë ishte e mbuluar nga uji, me punëtorët që u munduan ta largojnë atë, por përsëri ishte e vështirë të luhej aty. Sigurisht që të dy futbollistët që kanë bredhur gjithë botën, nuk e kishin menduar ndonjëherë se do të luanin në kushte të tilla.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com