VIDEO/ Në Rrogozhinë nuk ka fitues, Egnatia dhe Laçi provojnë fatin në ndeshjen e kthimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2022 | 15:39

VIDEO/ Në Rrogozhinë nuk ka fitues, Egnatia dhe Laçi provojnë fatin në ndeshjen e kthimit

Egnatia dhe Laçi janë ndalur në një barazim 1-1 në Rrogozhinë, ndeshjen e parë të fazës çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

EGNATIA LACI

Llogaritë e takimit u hapën në minutën e 17′ ku kurbinasit kanë realizuar me Julian Shehun me penallti pas asaj prekeje me dorë.

Goli i barazimit erdhi pas 5 minutash, ekzaktësisht në minutën e 22′ ku pas disa kombinimeve Demir Imeri shënon për skuadrën rrogozhinase duke rikthyer kështu dhe baraspeshën.

Pjesa e dytë prodhoi disa raste për shënim, por pa mundur dot që rezultati të ndryshonte.

Ndeshja e kthimit do të vendosë gjithçka për fatin e të dyja skuadrave për ecurinë e tyre në Kupën e Shqipërisë, ku do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Laçit, të mërkurën e 9 shkurtit.

Nëse keni vështirësi për të parë videot duke u futur nga Facebook, ju lutem lexoni lajmet duke u futur nga faqja e web KËTU ose aplikacioni i Panorama Sport

FT | EGNATIA 1-1 LAÇI

Demiri 22′ / Shehu (p) 17′

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90+1′ Laçi kryen zëvendësim ku lë fushën e lojës Mentor Mazrekaj për Klinti Qaton.

90′ Arbitri i katërt ka akorduar 3 minuta shtesë!

82′ Zëvendësim për Egnatian, ku largohet Artur Magani për t’i bërë vend Pedro Augustos.

78′ Tjetër zëvendësim për kurbinasit teksa largohet Dejan Zarubica për t’i bërë vend Zylfiut.

74′ Kurbinasit rrezikshëm teksa Regi Lushkja tentoi supergolin nga një distancë e konsiderueshme dhe topi përfundoi fare pranë shtyllës.

68′ Laçi bën një zëvendësim teksa largohet Harmon Van Dejv për t’i bërë vend Saliu Guindosë.

60′ Tjetër zëvendësim i detyruar për Egnatian, ku largohet i dëmtuar Demir Imeri teksa i lë vendin Bledar Lilës.

55′ Loja po zhvillohet në mesin e fushës, ku skuadrat po mundohen që të gjejnë hapësirat për shënim.

46′ Nis pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45′ Arbitri i katërt ka akorduar 5 minuta shtesë!

45′ Ndizet sfida! Egnatia proteston dhe pretendon për penallti ku Skerdilajd Levendi në tentativë për të pasuar në zonë kapiteni i kurbinasve Ignjatoviç prek topin me dorë. Për kryesorin Shahini nuk është penallti.

40′ Karton i verdhë për Krivanjevën, pas një prekjeje të topit me dorë.

28′ Zëvendësim i detyruar për Egnatian, ku largohet i dëmtuar Ilirid Ademi në vendin e tij Skerdilajd Levendi.

22′ GOOOL EGNATIA 1-1! Rikthehet baraspesha, pas disa kombinimeve skuadra rrogozhinase ka shënuar me Demir Imeri i cili u tregua i saktë duke realizuar golin e barazimit.

17′ GOOOL LAÇI 0-1! Zhbllokohet sfida, Julian Shehu kalon në avantazh kurbinasit me 11-metërsh.

13′ Proteston skuadra e Laçit për një prekje të kundërshtarit me dorë. Klodian Shahini thirret në VAR dhe ka penallti për Laçin.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

EGNATIA – Puja; Ymeralilaj, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça; Agbekpornu, Imeri, Iseni, Ademi, Xhekson, Magani. Trajner: Zekerija Ramadani.

LAÇI – Sherri; Ziko, Roganoviç, Velkovski, Ignjatoviç; Deliu, Shehu, Lushkja; Mazrekaj, Van Dejv, Zarubica. Trajner: Mirel Josa.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"