VIDEO/ Ndeshje spektakolare në Korçë, Skënderbeu mund Teutën. Koliçi pret penallti në minutat shtesë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2020 | 0:16

VIDEO/ Ndeshje spektakolare në Korçë, Skënderbeu mund Teutën. Koliçi pret penallti në minutat shtesë

Një ndeshje spektakolare është zhvilluar në Korçë, mes Skënderbeut dhe Teutës. Vendasit kanë mundur durrsakët me rezultatin 3-2, në një takim që pati: 5 gola, emocione dhe kartona.

bandicam 2020-02-22 18-50-19-064

Skënderbeu kaloi në avantazh me anë të Bregut në minutën e 19-të. Por, gëzimi i korçarëve nuk zgjati shumë, kjo për shkak se Kallaku për 6 minuta ka barazuar.

Në fundin e pjesës së parë, Dita me anë të një penalltie ka kaluar sërish në epërsi Skënderbeun dhe e ka çuar të qetë ekipin në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë nisi direkt me gol, kjo pasi Çyrbja me një goditje brenda zonës ka barazuar shifrat. Skënderbeu vazhdoi në sulm, humbi dy raste me Mensah dhe Bregun, por nuk gjeti dot golin.

Në minutën e 74-të ishteBregu, i cili shënoi të dytin personal dhe të tretin e skuadrës së tij, me një goditje të saktë me të majtën.

Në fundin e takimit, Koliçi ka bërë heroin, pasi ka pritur penalltinë e Kallakut. Kështu Skënderbeu ka shkuar në kuotën 32 pikëve në vendin e shtatë , ndersa Teuta mbetet me 35 në vendin e pestë.

Skënderbeu-Teuta 3-2

(Bregu 19′, Dita 45+1′ (p), Bregu 74′ /  Kallaku 25′, Çyrbja 50′)

Mbyllet ndeshja!

90+2′ Penallti e humbur. Rast i artë për Kallakun, i cili ndalet nga Koliçi nga 11 metrat. Pollozhani ishte ai që shkaktoi penallti dhe u ndëshkua me të kuq. 

87′ Imami ndëshkohet me karton të verdhë.

83′ Kalaja futet në fushën e lojës, del Kuros. Martini kryen ndërrimin e dytë.

82′ Kallaku provon nga goditja e dënimit, por topi ndalet në murin mbrojtës.

80′ Pollozhani ndëshkohet me karton të verdhë.

78′ Mensah del nga fusha, Krasniqi në lojë, Daja kryen zëvendësimin e dytë.

75′ Hebaj zë vendin e Gomes, Martini kryen ndërrimin e parë.

74′ GOOOLLL Bregu. Bregu gjen sërish rrugën e rrjetës. Një goditje e saktë me të majtën i jep avantazhin Skënderbeut.

69′ Rasti i mirë për Skënderbeun, Bregu pret pasimin në pozicion të favorshëm brenda zonës nga Asjon Daja, por gabon me goditjen e tij.

66′ Mara futet në lojë, del Taipi. Daja kryen zëvendësimin e parë.

64′ Goditja nga shumë larg nga ana e Dajës, Frashëri nuk vështirësohet dhe bllokon topin.

61′ Mensah lëviz bukur brenda zone, pason te Bregu që godet fortë, pormbi traun e portës.

60′ Skënderbeu qëndron në sulm, shton forcat, por pa gjetur golin.

56′ Rasti i artë për Mensah, i cili kalon portierin dhe nuk arrin dot të shënoj. Rast i pafalshëm për vendasit.

52′ Hreljiç ndëshkohet me karton të verdhë, i dyti për Teutën.

50′ GOOOLLL ! Çyrbja gjen rrugën e rrjetës. Edhe pse Koliçi e preku topin, nuk mund të shmangte golin, pas goditjes së mesfushorit brenda zonës.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë.

45+1′ GOOOLL Dita! Nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë kapiteni, që nuk fal Teutën dhe kalon sërish në avantazh vendasit.

43′ Prekje me dorë e Eni Imamit, goditje dënimi për Teutën, ekzekutohet nga Avdyli, por korçarët largojnë në goditje këndi. Avdyli krosoi sërish, por këtë herë, pati drithërima për korçarët.

39′ Lëvizje tepër e bukur e Bregut, që driblon Todorovskin, godet nga shumë pranë, por e ndal Frashëri

36′ Krosim shumë i fortë, Dita, Bregu dhe Mensah nuk arritën dot topin, rast i shpërdoruar për korçarët.

34′ Gomes pason tek Avdyli, ai kroson në zonë, topi mbërrin te Beqja që godet keq, pasi topi shkon shumë larg kuadratit.

31’ Gripshi tenton me një goditje në hyrje të zonës, por  devijohet nga kundërshtarët.

26′ Karton i verdhë për Todorovskin. I pari në këtë përballje.

25′ GOOLLL. Kallaku gjen rrugën e rrjetës, lojtari i durrsakëve me kokë barazon menjëherë shifrat. Pas pritjes së Koliçit, Kallaku me kokë nuk fal.

19′ GOOOLL Bregu! Zhbllokohet sfida. Dejvi Bregu kalon në avantazh vendasit.Gripshi kroson nga e majta dhe vlonjati nuk fal para portës.

15′ Kombinojnë shkurtazi miqtë, Avdyli provon, por Koliçi i vëmendshëm pret.

13′ Goditje këndi për Teutën, por Meksi largon topin nga zona e korçarëve.

10′ Mensah tenton jashtë zone, por goditja e tij shkon jashtë kuadradit.

8′ Skënderbeu e ka nisur ndeshjen me ritëm, por ende nuk ka ndonjë rast klasik.

2′ Gripshi kërkon të godasë brenda zone, por bllokohet nga durrsakët.

Starton sfida !

Formacionet zyrtare:

Skënderbeu: Koliçi, Meksi, Pollozhani, Pëllumbi, Imami, Dita, Daja, Taipi, Gripshi, Bregu, Mensah. Trajner: Ilir Daja

Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Herljic, Kuros, E. Vila, Avdyli, Kallaku, F. Beqja, Çyrbja, Gomes. Trajner: Edi Martini

Gjyqtar: Enea Jorgi

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"