VIDEO/ Ndërpritet për disa minuta ndeshja e Partizanit dhe Orikut, stadiumi i ri i të kuqve mbulohet nga tymi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 16:30

VIDEO/ Ndërpritet për disa minuta ndeshja e Partizanit dhe Orikut, stadiumi i ri i të kuqve mbulohet nga tymi

Partizani ka inauguruar stadiumin e ri në ndeshjen e Kupës përballë Orikut. Gjithsesi një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur gjatë sfidës, duke e ndërprerë atë për disa minuta.

bandicam 2022-09-28 16-22-38-576

Disa tymues u hodhën pas portës së Alban Hoxhës, të cilat bënë që një pjesë e fushës të mbulohej nga tymi.

Për këtë arsye u prit për disa minuta që pjesa pas porte të pastrohej nga forcat e sigurisë, në mënyrë që ndeshja të vazhdonte normalisht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"