VIDEO/ Ndërpritet ndeshja në Kukës, ambulanca largohet dhe lë futbollistët të vetëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 16:03

VIDEO/ Ndërpritet ndeshja në Kukës, ambulanca largohet dhe lë futbollistët të vetëm

Ndeshja mes Kukësit dhe Laçit në “Kukës Arena” është ndërprerë për disa minuta nga gjyqtari i takimit, Eldorian Hamiti.

WhatsApp Image 2023-05-17 at 15.54.40

Ndërprerja ka ardhur në minutën e 41 të takimit, pasi ambulanca që duhet të ishte prezentë në stadium, ishte larguar dhe kjo është vënë re nga delegati i takimit, Eduard Gjini. Nëpërmjet gjyqtarit të katërt, Hamiti është njoftuar dhe ka ndërprerë ndeshjen.

Pak minuta më vonë, ambulanca ka ardhur në stadium dhe takimi ka rinisur. Si për ironi të fatit, në pjesën e parë ka pasur dy ndërrime të detyruara nga skuadrat.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"