VIDEO/ Napoli kalon Milanin dhe ruan kreun, “djalli” humb trenin Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2017 | 22:53

VIDEO/ Napoli kalon Milanin dhe ruan kreun, “djalli” humb trenin Champions

Napoli është kthyer tek fitorja, pasi mposhti Milanin me rezultatin 2-1, në javën e 13-të të Serisë A. Takimi ishte i dominuar totalisht nga skuadra napoletane, ndërsa golat u realizuan nga Insinje dhe Zielinski.

napoli milan

Vetëm një gol i Romanjolit në minutën e 92-të, ishte shumë pak për skuadrën e Montelës, e cila u duk e dorëzuar dhe e pafuqishme ndaj të besuarve të Sarrit.

Napoli vazhdon të kryesojë kampionatin italian, me 35 pikë pas 13 javësh, ndërsa Milani duket shumë larg objektivit Champions, pasi tashmë mbetet në kuotën e 19 pikëve, në vendin e 7-të.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"