VIDEO/ Moment emocionues, Suarez nuk i mban dot lotët në konferencë: Jam krenar për ato që bëra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2020 | 13:52

VIDEO/ Moment emocionues, Suarez nuk i mban dot lotët në konferencë: Jam krenar për ato që bëra

Luis Suarez ka dalë në konferencë për shtyp ditën e sotme, për t’i dhënë lamtumirën Barcelonës, teksa në sezonin e ri do të jetë pjesë e Atletikos së Madridit.

SUAREZI

Uruguaiani është kapluar nga emocionet gjatë konferencës, teksa nuk i ka përmbajtur dot lotët për shkak të këtij largimi, i cili erdhi kundër dëshirës së tij.

Në konferencën për shtyp, sulmuesi 33-vjeçar është shprehur se është krenar për gjithçka që bëri te katalanasit. “Kam realizuar ëndrrën duke luajtur në klubin më të mirë në botë. Jam krenar më të gjitha që kam bërë.

Të luash për Barcelonën është një ëndërr e realizuar. Arritja e këtyre gjërave ka qenë diçka që nuk e kam pritur. Asnjëherë nuk e dini sa vite mund të qëndroni në nivelin më të lartë. Unë mund të largohem krenar dhe i kënaqur me këto gjashtë vjet.”, u shpreh Suarez.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"