VIDEO/ Ministrja Kushi prezanton projektin e ri të sportit në shkolla dhe universitete: Akordohet fond 5 milionë euro, KOKSH do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2022 | 13:14

VIDEO/ Ministrja Kushi prezanton projektin e ri të sportit në shkolla dhe universitete: Akordohet fond 5 milionë euro, KOKSH do të…

Ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Evis Kushi në një mbledhje me KOKSH ka bërë me dije se është prezantuar një projekt dhe një fond prej 5 milionë eurosh për masivizimin e sportit në shkolla dhe universitete. Gjithashtu ministrja Kushi bëri me dije se KOKSH do të jetë organizatori dhe bashkërenduesi në këtë projekt:

bandicam 2022-01-11 12-58-59-426

“Jemi mbledhur për të prezantuar për një nga projektet më të bukura që do të na shoqërojë gjatë gjithë këtij viti në institucionet shqiptare.

Për herë të parë, qeveria shqiptare ka akorduar një fond 5 milionë euro për masivizimin e sportit në shkolla dhe në universitete. Për krijimin e ekipeve sportive, për organizimin e kampionateve në nivel shkolle, universiteti, bashkie, qarku dhe kombëtar.

Do të jetë KOKSH, i cili me ekspertizën, me eksperiencën, me impaktin që ka në të gjithë lëvizjen sportive shqiptare do të organizojë dhe do të bashkërendojë të gjithë punën dhe të gjithë aktorët që do të jenë në këtë projekt. Duke filluar që nga shkollat, universitetet, bashkitë dhe federatat sportive.”, përfundoi ministrja Kushi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"