VIDEO/ Mesfushori i Kombëtares në formë, dhuron asist në sfidën kundër Ajaksit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 10:11

VIDEO/ Mesfushori i Kombëtares në formë, dhuron asist në sfidën kundër Ajaksit

Lindon Selahi është duke kaluar një sezon të mirë në Holandë me skuadrën e Tuentes. Mesfushori i talentuar edhe dje ka asistuar mrekullisht që Tuente të shënonte golin e dytë pas vetëm 19 minutash ndaj Ajaksit. 

bandicam 2019-12-02 10-07-49-809

Mirëpo, këta të fundit kanë përmbysur me pesë gola për të fituar ndeshjen. në të 19- ën minutë, mesfushori i Kombëtares shqiptare, i afruar si risi në ndeshjet e fundit, në një kundërsulm nxjerr Kantalpiedran të vetëm në zonë përballë portierit, i cili ia del që të shënojë për 2-0.

Mirëpo, pas një goli që ngushton shifrat në pjesën e parë, Ajaks shënon edhe katër herë të tjera në fraksionin e dytë duke marrë një tjetër 3- pikësh që e mban në krye.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"