Video / Mane bën të harrohet Kutinjo. Liverpuli gjen suksesin e parë në kampionat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2017 | 17:58

Video / Mane bën të harrohet Kutinjo. Liverpuli gjen suksesin e parë në kampionat

Zërat e merkatos për largimin e Kutinjos nuk duket se kanë shqetësuar shumë Liverpulin, i cili në ndeshjen e dytë të kampionatit regjistroi edhe fitoren e parë të sezonit. Ndeshja ndaj Kristal Palas u vendosur nga ai që është kthyer në njeriun-gol të skuadrës së Jurgen Klop, Sadio Mane.

sane klop

Sulmuesi përfitoi nga një pasiguri e mbrojtjes kundërshtare për të rrëmbyer topin në zonë dhe për ta dërguar pas krahëve të Henesei, duke bërë që të harrohen si zërat e merkatos, ashtu edhe barazimi zhgënjyes 3-3 me Uotfordin në ndeshjen e hapjes.

Me fitore e ka filluar sezonin edhe Leisteri, i cili mposhti 2-0 Brajtonin falë edhe një goli të shënuar nga Okazaki që në minutën e parë të takimit. Ndërkohë, Çiçarito Hernandez shënoi dy gola me skuadrën e Uest Hem duke treguar se nuk i duhej shumë kohë për t’u përshtatur përsëri me kampionatin anglez. Por kjo nuk mjaftoi për të siguruar pikë, pasi ekipi i tij u mund 3-2 në fushën e Sauthempton.

Ndeshjet

Bornmauth-Uotford 0-2
73′ Riçarlison, 86’ Kapue

Bërnli-Uest Bromuiç 0-1
71’ Robson-Kanu

Leister-Brajton 2-0
1’ Okazaki, 54’ Meguajr

Liverpul-Kristal Palas 1-0
73’ Mane

Sauthempton-Uest Hem 3-2
11’ Gabiadini, 38’ (p) Tadiç, 90’+1’ (p) Austin / 45’, 74’ Hernandez

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"