VIDEO/ Mançester Siti ngec që në javën e dytë, Runi abonohet me golin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2017 | 23:09

VIDEO/ Mançester Siti ngec që në javën e dytë, Runi abonohet me golin

Mançester Siti nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Evertonit në javën e dytë te kampionatit. “Qytetarët” e Pep Guardiolës e panë veten në disavantazh në minutën e 35-të pas golit të Uejn Runit i cili goditi saktë nga brenda zonës duke e dërguar topin poshtë këmbëve të portierit Ederson.

Siti

Gjërat u vështirësuan akoma më shumë në fundin e pjesës së parë, ku në minutën e 44 Kejli Uolker u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën me 10 lojtarë.

Për të shpëtuar skuadrën nga humbja mendoi Stërling i cili në minutën e 82-të barazoi shifrat. Përveç rezultatit në minutën e 88-të, u barazuan edhe forcat në fushën e lojës ku mesfushori Shneiderlin u ndëshkua me karton të kuq.

Si Evertoni ashtu dhe Mançesteri ndodhen në kuotën e 4 pikëve. Evertoni ka shënuar dy gola në total në këto dy jave dhe të dy janë shënuar nga Runi.

Runi

Në javën e ardhshme Siti do të ndeshet në transfertë me Burnemuthin ndërsa Evertoni do të udhëtojë drejt Londrës për tu ndeshur me kampionët e Çelsit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"