VIDEO/ Liverpuli shumë i fortë për Torinon, Xherdan Shaqiri sërish protagonist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2018 | 22:41

VIDEO/ Liverpuli shumë i fortë për Torinon, Xherdan Shaqiri sërish protagonist

Liverpuli ka qenë shumë i fortë për ekipin e Torinos. Pavarësisht se “The Reds” shpërdoruan një penallti me protagonist Fabinjon ata ja kanë dalë të fitojnë këtë ndeshje. Serinë e golave e hapi Firmonjo në minutën e 21. Më pas djemtë e Jurgen Klop vazhduan të tregonin lojë të bukur dhe arritën të gjenin dhe golin e dytë pas vetëm 3 minutash me autor Vijnaldjum.

sdgjkasdhkashgsd

Në minutën e 31 ka qenë Beloti ai që ka shkurtuar diferencën për italianët. Pjesa e dytë ishte pa shumë histori ku u shënua edhe një gol tjetër nga Liverpuli me protagonist kësaj radhe Xherdan Shaqirin i cili dha një asist të bukur për Daniel Starixh o cili e dërgon topin drejt rrjetës pas një goditjeje me kokë, duke vulosur rezultatin 3-1 për këtë takim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"