VIDEO/ Liverpuli shënon në minutat shtesë, shikoni festën e Klopit në fund të takimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 20:48

VIDEO/ Liverpuli shënon në minutat shtesë, shikoni festën e Klopit në fund të takimit

Liverpuli ka marrë nje fitore shumë të rëndësishme, në minutat e fundit ndaj Leisterit në “Anfield Road”, dhe ka vazhduar ecurinë fantastike në kampionat.

untitled_4

Skuadra e Jyrgen Klop ka marrë fitoren e tetë në po kaq ndeshje dhe është e vetëm në krye të klasifikimit.

Por, ndeshja e sotme ishte dramatike për Liverpulin, që vetëm në minutën e pestë të shtesës, ka marrë fitoren me penalltinë e Milnerit.

Pas shënimit të golit Klop ka festuar i ekzaltuar, ndërsa në fund të takimit ka shkuar pranë tifozëve dhe ka vazhduar festën me mënyrën karakteristike  të tij.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"