VIDEO/ Liverpuli nuk fal në transfertë, ekipi i Klop mban hapin e Sitit

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 20, 2018 | 22:57

VIDEO/ Liverpuli nuk fal në transfertë, ekipi i Klop mban hapin e Sitit

Jo me një goleadë si në ndeshjen e parë, por Liverpuli arriti të merrte një tjetër fitore, në javën e dytë në Premier League,, në transfertë ndaj Kristal Palas.

0_LIVERPOOL-5-BANNER

Ekipit të Klop, i mjaftoi një penallti e shndërruar në gol nga Milner, në fund të ndeshjes së parë, si dhe një gol i shënuar nga Mane, këtë herë në sekondat e fundit të ndeshjes, për të marrë 3 pikë të tjera.

Një përgjithësi, të kuqtë e dominuan ndeshjen, dhe nuk e vunë në rrezik fitoren. Për vendasit, pati edhe një karton të kuq, ku Van-Bisaka u ndëshkua nga arbitri në minutën e 75-të. Pas kësaj jave të dytë, Liverpupli shkon në kuotën e 6 pikëve, po ashtu Mançester Siti, Çelsi, Uotfordi, Totenhemi dhe Bërnmuth, të gjitha me nga dy fitore.






www.minuta90.com