VIDEO/ Liverpuli harron kampionatin dhe kënaqet në Ligën e Kampioneve, Lajpcigu bën “bamirësi” ndaj të kuqve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2021 | 23:57

VIDEO/ Liverpuli harron kampionatin dhe kënaqet në Ligën e Kampioneve, Lajpcigu bën “bamirësi” ndaj të kuqve

Mbyllet ndeshja e1/8-ave të Ligës së Kampioneve, Lajpcig-Liverpul, e zhvilluar mbrëmjen e sotme. Skuadra e Jurgen Klop fiton në momentin e duhur të këtij sezoni pas krizës së rezultateve në kampionatin anglez duke fituar sonte në Hungari 0-2 ndaj gjermanëve të Lajpcigut. Mohamed Salah dhe Sadio Mane vulosën triumfin e pastër të të kuqve. Megjithatë, duhet pranuar se kampionëve të Anglisë iua dha një dorë e mirë nga mbrojtësit e Lajpcigut, të cilët gabuan në markimin dhe spastrimin e topave gjatë dy golave. 
b38e6edd23ac962445b7a5909e896174o2

Në fund të takimit, skuadra e Julian Nagelsmanit mund të kishte shkurtuar shifrat dhe rriste shpresat për kualifikim në çerekfinale nëse koreanojugori He-Çan Huang do të rregullonte shënjestrën para portierit Alison.

Me fitoren e sotme, Liverpuli është më i favorizuar për të kaluar në çerekfinale. Akti i dytë i betejës Liverpul-Lajpcig do të luhet në 10 mars në “Anfield Road”.

FT| LAJPCIG-LIVERPUL 0-2
Golashënuesit:
M.Salah 53′, S.Mane 58′

 

 

 

 

 


FORMACIONET ZYRTARE

ARNOLLLD

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"