VIDEO/ Liverpuli e mundi në fushë, por shikoni çfarë i ndodhi në konferencë trajnerit të PSG

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2018 | 18:38

VIDEO/ Liverpuli e mundi në fushë, por shikoni çfarë i ndodhi në konferencë trajnerit të PSG

Trajneri i PSG, Tomas Tuhel, nuk e ka pritur aspak mirë humbjen në sekondat e fundit ditën e djeshme, 3-2 ndaj Liverpulit, dhe si për të trazuar akoma më shumë situatën, mendoi e ëma e tij, që e pengoi edhe në konferencën pas ndeshjes.

mami

Teksa po fliste me gazetarët në përfundim të takimit, gjermanit i ra telefoni, dhe nuk hezitoi t’ia tregonte të gjithëve, duke i kthyer ekranin e telefonit, e duke u shprehur se ishte pikërisht nëna e tij që po i telefononte. Me një buzëqeshje në fytyrë, ai e kaloi edhe këtë moment të sikletshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"