VIDEO/ Liverpul shkatërron çdo gjë në fund kundër Brajtonit, skuadra e Klop ngec sërish në Premier Ligë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 18:30

VIDEO/ Liverpul shkatërron çdo gjë në fund kundër Brajtonit, skuadra e Klop ngec sërish në Premier Ligë

Liverpuli vazhdon me formën e dobët dhe këtë e tregoi sërish në Premier Ligë, ku së fundmi mori një barazim 3-3 përballë Brajtonit brenda në “Anfield”.

trosard

Sfida nisi mirë për miqtë, të cilët gjetën dy herë rrjetën me Trosard brenda 17 minutave lojë. Më pas të kuqtë përmbysën çdo gjë dhe ishin shumë pranë fitores së tretë në Premier Ligë këtë sezon.

Në minutën e 83’ ishte sërish Trosard ai që tundi rrjetën për Brajtonin dhe duke marrë një pikë shumë të rëndësishme në debutim për teknikun italian, De Zerbi.

Kështu skuadra e Klop qëndron në vendin e 9-ë në Premier Ligë, me pankinën e gjermanit që ka filluar të lëkundet, ndërsa Brajton nga ana tjetër, surprizon me vendin e katërt në tabelën e renditjes.

REZULTATET:

LIVERPUL 3-3 BRAJTON

Firminjo 33’, 54’, Uebster (A.G) 63’ / Trosard 4’, 17’, 83’

BËRNMUTH 0-0 BRENTFORD

FULHAM 1-4 NJUKASËLL

SAUTHEMPTON 1-2 EVERTON

RENDITJA:

sasdfasdf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"