VIDEO/ Leverkuseni triumfon mes spektaklit, blerja e re nga Milani shpëton Frankfurtin. Ja rezultatet në Bundesliga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2021 | 17:30

VIDEO/ Leverkuseni triumfon mes spektaklit, blerja e re nga Milani shpëton Frankfurtin. Ja rezultatet në Bundesliga

Janë mbyllur 5 sfidat e luajtura mesditën e sotme për javën e tretë të Bundesligës gjermane.

hauge

Bajern Leverkuseni shpartalloi 1-4 në transfertë Augsburgun në një ndeshje ku protagonist u bë vetë skuadra vendase e cila shkaktoi dy autogolat që çuan rezultatin në 0-2 që në çerekorëshin e parë të ndeshjes. Protagonist në këtë ndeshje u bë dhe sulmuesi Patrik Shik që realizoi golin e tretë për Leverkusesin, ndërsa i katërti dhe i nokautit u shënua nga Uirtz.

Shtutgart u mund 2-3 në shtëpi nga Frajburgu në një ndeshje të çmendur ku u shënuan 5 gola në pjesën e parë. Arminia Bielefeld barayoi 1-1 me Eintrahtin e Frankfurtit ky golin e vetëm për miqtë e realizoi blerja e re nga Milani, talenti Hauge, Këlni mposhti 2-1 në shtëpi Bohumin ndërsa Mainci mposhti pastër 3-0 Grojther Furthin.

REZULTATET

Arminia Bielefeld-Eintraht Frankfurt 1-1 (Uimer 86’/ Hauge 22’)

Augsburg-Bajern Leverkusen 1-4 (Niederleshne 30’/ Iago (autogol) 3’, Niederleshne 14’, Shik 75’, Uirtz 81’)

Këln-Bohum 2-1 (Shaub 82’, Lemperle 91’/ Zoller 94’)

Mainc-Grojther Furth 3-0  (Lukoi 15’, Zalai 18’, Shtoger 92’)

Shtutgart-Frajburg 2-3 (Mavropanos 45’, Al Gadiu 45+2’/ Jung Vu Jong 3’, 9’, Holer 28’)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"