VIDEO/ Laçi në krizë, Kukësi e mposht me përmbysje dhe e parakalon në renditje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2023 | 23:23

VIDEO/ Laçi në krizë, Kukësi e mposht me përmbysje dhe e parakalon në renditje

Kukësi ka fituar me përmbysje ndaj Laçit në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Kategorisë Superiore. 

MNFGF

Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt me Guindon në minutën e 10-të. Festa nuk zgjati shumë për vendasit, pasi në minutën e 26’ Rashiti vendosi baraspeshën. Në pjesën e dytë, verilindorët përmbysën sfidën pas një goli të Ebert. Gj.Taipi shënoi golin e tretë, por arbitri dhe VAR-i ia anuluan për shkak të një faulli.

Me këtë fitore, Kukësi ngjitet në vendin e 7-të me 31 pikë, ndërsa Laçi pozicionohet në vendin e 8-të me 30 pikë.

LAÇI 1-2 KUKËSI

10′ Guindo/ 26′ Rashiti, 53′ Ebert

NGJARJET KRYESORE 

90’+4′ Mbyllet sfida!

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

85’ Dragoshi dhe Mbarak largohen nga loja, në vend të tyre futen Lamçe dhe Delimexhixh.

79’ Edi Basha lë fushën e lojës, futet Peposhi.

74’ Largohet portieri Selmani, zëvendësohet nga Dajsinani.

73’ Dy zëvendësime nga Kukësi! Dalin Domi dhe Rashiti, në vend të tyre futen Xhonson dhe Barbosa.

69’ Selmani bën një gafë me topin, Rashiti pason drejt Gj.Taipit, ky i fundit nuk gabon dhe shkund rrjetën. Arbitri shkon në VAR, e anulon golin për shkak të një faulli.

68’ Largohet nga loja Kurti, në vend të tij hyn Duka.

64’ Gj.Taipi harkon nga goditja e këndit, por topi shkon pak mbi traversë.

63’ Dragoshi provon të gjejë Rashitin me një krosim, por Velkoski ndërhyn saktë duke larguar rrezikun.

55′ Basha shkakton faull ndaj Mazrekajt, arbitri nuk e fal dhe e ndëshkon me karton të verdhë.

53’ GOOOL KUKËSI 1-2! Gj.Taipi kroson nga goditja e këndit, topi shkon drejt e në duart e Selmanit, por ky i fundit nuk arrin ta mbajë dhe Ebert ndërhyn duke shënuar golin e dytë për ekipin.

50’ Manellari shkakton faull ndaj Rashitit, ndëshkohet me karton të verdhë.

48’ Spahiu provon me të majtën, por topi shkon shumë larg shtyllës.

46’ Domi shkakton faull ndaj Kurtit, arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.

46′ Nis pjesa e dytë. Del Barjamaj, në vend të tij futet Babatunde.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë.

45’ Akordohet 1 minutë shtesë.

44’ Mazrekaj pason drejt zonës, Mbarak largon topin me kokë.

37’ Gj. Taipi shkakton faull ndaj Manellarit, arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.

36’ Ziko tenton të harkojë drejt zonës, por topi bllokohet nga mbrojtja kundërshtare. Ka goditje këndi në favor të vendasve.

26’ GOOOL KUKËSI 1-1! Ndreca pason drejt Atdhe Rashitit në brendësi të zonës, ky i fundit shfrytëzon mundësinë e artë për të rikthyer baraspeshën.

17’ Ndreca provon me të majtën potente nga distanca, por topi shkon sipër traversës.

15’ Mazrekaj godet drejt portës, por gjuajtja është qëndrore dhe topi shkon drejt e në duart e Tafas.

10′ GOOOL LAÇI 1-0! Pas një kundërsulmi vrastar, Mazrekaj asiston drejt Guindosë, ky i fundit nuk gabon dhe shkund rrjetën e Tafas.

9’ Taipi provon nga goditja e dënimit, por Selmani bën një pritje fantastike.

3′ Ujka godet me të djathtën, por gjuajtja e tij bllokohet nga Dragoshi. Më pas topi kthehet dhe shërben si asist për Guindon, por ky i fundit nuk arrin të godasë.

2’ Kardoso shkakton faull në afërsi të zonës ndaj Mazrekajt, ka goditje dënimi në favor të kurbinasve.

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

LAÇI: Selmani, Kurti, Velkoski, Turkaj, Ziko, Barjamaj, Manellari, Ujka, Spahiu, Guindo, Mazrekaj;

Trajner: Gentian Mezani

KUKËSI: Tafa, Domi, Dragoshi, Bytyçi, Ndreca, Sh.Taipi, Mbarak, Basha, Gj.Taipi, Kardoso, Rashiti;

Trajner: Rrahman Hallaçi

1846ab70-33e7-43fc-9d35-5eca15b8b15a

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"