VIDEO/ Laçi “asist” Tiranës, kurbinasit mposhtin Kukësin në “Air Albania”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 10, 2021 | 0:35

VIDEO/ Laçi “asist” Tiranës, kurbinasit mposhtin Kukësin në “Air Albania”

Laçi ka ndalur Kukësin me rezultatin 1-2 në stadiumin “AIR Albania”, duke i dhuruar një “asist” Tiranës në kreun e klasifikimit.

LACI

Skuadra kurbinase realizoi dy gola të shpejtë me protagonist Saliu Guindo i cili shënoi në minutën e 11′ pas një gabimi në qarkullimin e topit të Bruno Lulajt dhe në të 14′ falë një aksioni perfekt.

Verilindorët provuan në sekondat e fundit të pjesës së parë duke realizuar, por kryesori Kridens Meta dhe me ndihmën e pamjeve të VAR-it e cilësoi golin si faull në sulm.

Skuadra e Diego Longos ngushtoi diferencat me Edi Bashën në minutën e 55′ me një goditje të menjëhershme.

Gjithashtu verilindorët humbasin shansin e artë ku Ardit Hila shpërdoron një penallti në minutën e 90′ duke përfunduar topin jashtë.

Me këtë sukses, Laçi ngjitet në vendin e katërt në kuotën e 18 pikëve, ndërsa Kukësi me këtë disfatë, Tirana i largohet me 4 pikë nga kreu i renditjes, teksa verilindorët kanë grumbulluar 23 pikë.

FT | KUKËSI 1-2 LAÇI 

E. Basha 55′ / Guindo 11′, 14′

KOMENTI LIVE –

PËRFUNDON SFIDA!

90′ Arbitri i katërt ka akorduar 8 minuta shtesë!

90′ E pabesueshme Ardit Hila ka gabuar 11-metërshin duke humbur shanset e një baraziomi të rezultatit.

88′ Kukësi ka arritur të marrë një penallti ku Ignjatoviç ka gabuar duke penguar në zonë lojtarin e verilindorëve, dhe për kryesorin Meta ka penallti.

82′ Te Kukësi largohet Shqiprim Taipi për Kristi Markun.

69′ Kukësi kryen zëvendësim ku largohet Pablo De Lukas duke i bërë vend Kreshnik Bahtirit.

62′ Laçi kryen zëvendësimin e parë, teksa largohet Dejan Zarubica për t’i bërë vend Bashkim Veliajt.

55′ GOOOL KUKËSI 1-2! Gjelbrim taipi me anë të një goditjeje dënimi kroson në zonë dhe Edi Basha tregohet i saktë me një goditje të menjëhershme duke realizuar golin e nguishtimit të diferencave për verilindorët.

46′ Nis pjesa e dytë!

PËRFUNDON PJESA E PARË!

45+2′ Kukësi ka realizuar, por kryesori Meta akordon për faull në zonë. Teksa VAR-i e thërret për ta riparë si aksion dhe sërish Meta e akordon si faull në favor të skuadrës së Laçit.

45′ Arbitri i katërt ka akorduar 2 minuta shtesë!

39′ Skuadra verilindore rrezikshëm nga këndi ku krijojnë një skemë në shtyllën e parë, por topi përfundon jashtë

30′ Kukësi po mundohet të reagojë teksa po kërkojnë hapësira të lira për të ngushtuar diferencat.

14′ GOOOL LAÇI 0-2! Kurbinasit realizojnë sërish pas një aksioni perfekt dhe Guindo shënon golin e dytë.

11′ GOOOL LAÇI 0-1! Zhbllokohet sfida, verilindorët gabojnë prapa me qarkullimin e topit brenda zonës me Bruno Lulajn i cili ka gabuar dhe ishte Saliu Guindo ai që ka përfituar dhe ka realizuar për Laçin.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE –

KUKËSI – Tafas; Peposhi, Lulaj, Hila, Ndreca; Sh. Taipi, Gj. Taipi, De Lukas; Milunoviç, Feizhao, E. Basha. Trajner: Diego Longo.

LAÇI – Dajsinani; Roganoviç, Ignjatoviç, Malota, Ziko; Deliu, Shehu, Lushkja; Mazrekaj, Guindo, Zarubica. Trajner: Mirel Josa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"