VIDEO/ Kuqezinjtë të pafat, një tjetër barazim iu shuan ëndrrat e Europianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 18:53

VIDEO/ Kuqezinjtë të pafat, një tjetër barazim iu shuan ëndrrat e Europianit

Ndeshja mes Shqipërisë U-17 dhe Letonisë U-17 është mbyllur me barazimin 1-1 në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë arritën të merrnin vetëm 1 pikë në ndeshjen e tretë në grup për fazën “Elite Round”.bandicam 2023-03-28 18-51-24-226

Pas kësaj ndeshje ata eliminohen në fazën e dytë të “Elite Round” teksa shuhen ëndrrat për në Europian. Sfida u zhbllokua fillimisht nga ekipi i Ervin Bulkut në minutën e 56′ me Devi Duron, por në të 80′ letonezët barazuan duke dërguar shifrat në 1-1.

Kështu kuqezinjtë e mbyllin këtë fazë në vendin e 3-të me 2 pikë.63SHQIPËRI U 17 1-1 LETONI U 17 

56′ Devi Duro/ 80′ Ivolans

GOLI I IVOLANS

GOLI I DUROS

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"