VIDEO/ Kukësi vazhdon me marshin e fitoreve, verilindorët “zhysin” në krizë Bylisin dhe hedhin sytë nga Europa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 11, 2023 | 0:14

VIDEO/ Kukësi vazhdon me marshin e fitoreve, verilindorët “zhysin” në krizë Bylisin dhe hedhin sytë nga Europa

Kukësi ka arritur një tjetër fitore të rëndësishme, kësaj radhe duke mundur Bylisn në shtëpi me rezultatin 2-0, sfidë e vlefshme për javën e 25-të të Superiores.

bandicam 2023-03-10 14-23-11-143

Sfida nisi me raste të pakta nga të dyja skuadrat, ku pjesa e parë u mbyll pa gola.

Në të dytën, verilindorët arritën të zhbllokoheshin në minutën e 64’ me Reshitin, i cili devijoi një gjuajtje të Ndrecës dhe më pas çoi topin në rrjetë.

Goli i dytë erdhi nga kapiteni Gjelbrim Taipi, i cili i dha goditjen e “KO” ballshiotëve.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Kukësin, që shkon në kuotën e 34 pikëve në vendin e 5-të, duke hedhur sytë nga Europa. Ndërsa sa i përket Bylisit, vazhdon të zhytet në krizë, duke qëndruar në vendin e parafundit me 27 pikë.

REZULTATI:

KUKËSI 2-0 BYLIS

Rashiti 64′, Gj. Taipi 80′

KOMENTI LIVE:

90+4′ Mbyllet ndeshja!

90+3′ Santos rrëzohet në zonë dhe pretendon për penallti, por gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë për simulim.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

87′ Lamçe shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

86′ Barbosa del i vetëm përballë Teqjës, por sulmuesi brazilian ndalet nga gardiani i ballshiotëve.

81′ Zëvendësim i dyfishtë te Bylisi. Largohen Eskerdinja dhe Zguro, në vendet e tyre Doi dhe Qoshku.

80′ GOOOL KUKËSI 2-0/ Gjelbrim Taipi dyfishon shofrat për verilindorët.

77′ Zëvendësim i dyfishtë te Kukës. Largohen Sh. Taipi dhe Rashiti, në vendet e tyre Delimedac dhe Barbosa.

70′ Zëvendësim te Bylis. Largohet Zhongo dhe në vendin e tij futet Qardaku.

69′ Zëvendësim i dyfishtë te Kukës. Largohen Xhonson Ovusu dhe Dragoshi, në vendet e tyre Hasaj dhe Bytyçi.

64′ GOOOL KUKËSI 1-0/ Ndreca provon me një gjuajtje nga distanca, e cila devijohet nga Rashiti, me topin që shkon drejt rrjetës.

59′ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Domi dhe në vendin e tij futet Peposhi.

52′ Gj. Taipi rrëzohet në zonë dhe verilindorët protestojnë për një penallti, por gjyqtari e lë lojën të vazhdojë.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+1′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

37′ Lajthia hedh një krosim të bukur drejt zonës, por Santos nuk e arrin dot në kohë.

31′ Zguro jep një top të në zonë që devijohet nga Ebert dhe më pas përplaset te Trumçi, por tafas arrin t’i mohojë golin me një nërhyrje fantastike.

28′ Gj. Taipi vjen për të goditur një top që ngel në zonë, me tentativën e tij që ndalet nga mbrojtja ballshiote.

13′ Adili ndërhyn në zonë duke kapur topin, por më pas godet Domin, me këtë të fundit që ngel i dëmtuar.

5′ Ruçi rrëzohet në zonë dhe pretendon një penallti, por gjyqtari e ndëshkon me karton të verdhë për simulim.

2′ Sh. Taipi provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

1′ Starton sfida!

FORMNACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Tafas, Dragoshi, Lamçe, Ebert, Ndreca, Sh. Taipi, Mbarak, Domi, Gj. Taipi, Ovusu, Rashiti.

Trajner: Rr. Hallaçi

BYLIS: Teqja, Damçevski, Adili, Zhongo, Zguro, Ruçi, Loran, Eskerdinja, Trumçi, Zho Santos, Lajthia.

Trajner: N. Shensoi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"