VIDEO/ Kukësi “shtang” Partizanin, verilindorët fitojnë brenda në shtëpi dhe i prishin punë “demave” në garën për titull

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2023 | 0:11

VIDEO/ Kukësi “shtang” Partizanin, verilindorët fitojnë brenda në shtëpi dhe i prishin punë “demave” në garën për titull

Kukësi ka mundur me rezultatin 1-0 brenda në shtëpi Partizanin, në sfidën e vlefshme për javën e 23-të të Superiores.

bandicam 2023-02-24 13-21-51-374

Sfida nisi mjaft mirë nga të dyja skuadrat, të cilat provuan me reastet e tyre, por në minutën e 22’ ishte kapiteni Gjelbrim Taipi i cili me një gjysmë-roveshatë ndëshkoi “demat”.

Këta të fundit provuan disa herë dhe në pjesën e dytë, por mbrojtja e vendasve ishte e pakalueshme.

Kështu Kukësi shkon në vendin e tetë me 28 pikë, ndërsa Partizani vazhdon në vendin e dytë me 37 pikë, teksa do të shpresojë te një gafë e Tiranës dhe Vllaznisë ditën e nesërme.

REZULTATI:

KUKËSI 1-0 PARTIZANI

Gj. Taipi 22′

KOMENTI LIVE:

90+6′ Mbyllet sfida!

90+5′ Atanaskoski shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe proteston e për këtë ndëshkohet me karton të verdhë.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

88′ Lojë e rrezikshme nga Da Silva në zonën e Kukësit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

87′ Zuna hedh një krosim drejt zonës dhe Mensah provon sërish me kokë, por tentativa e tij shkon sërish jashtë.

85′ Mensah provon me një gjuajtje me kokë e cila shkon shumë larg kuadratit.

84′ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Basha dhe në vendin e tij futet Momoh.

74′ Zëvendësim te Partizani. Largohet Rrapaj dhe në vendin e tij futet Selmani.

70′ Zëvendësim i dyfishtë te Kukësi. Largohen Peposhi dhe Barbosa, në vendet e tyre futen Murati dhe Xhonson.

67′ Zëvendësim te Partizani. Largohet Mba dhe në vendin e tij futet Mensah.

66′ Basha del i vetëm me Rexhepin, por futbollisti i Kukësit nuk arrin dot të shënojë.

59′ Da Silva provon me një gjuajtje me të djathtën në hyrje të zonës, me topin që shkon mbi kuadrat.

58′ Zëvendësim te Kukësi. Largohet Delimediac dhe në vendin e tij futet Sh. Taipi.

57′ Zëvendësim te Partizani. Largohet Cara dhe në vendin e tij futet Da Silva.

56′ Hoti provon me një gjuajtje fluturimthi brenda zonë, por me topin që shkon shumë lartë kuadratit.

52′ Atanaskoski provon me një gjuajtje nga jashtë zone, e cila nuk shkon në kuadrat.

46′ Zëvendësim te Partizani. Largohet Preka dhe në vendin e tij futet Murataj.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ Ndreca provon brenda zonës, por Rexhepi arrin ta bllokojë mjaft mirë.

45+1′ Delimediac provon me një gjuajtje nga distanca, e cila shkon mbi kuadrat.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

41′ Rrapaj shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

36′ Merret vendimi. Nuk ka penallti për Kukësin.

35′ VAR-i po shqyrton mundësinë për penallti për një prekje të mundshme të topit me dorë nga ana e Telushit në zonë.

34′ Dragoshi ndëshkohet me karton të verdhë për protesta për një penallti.

28′ Mbarak shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

27′ Barbosa provon me një gjuajtje me kokë, e cila ndalet nga Rexhepi.

26′ Zuna shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

23′ Hoti provon me një gjuajtje nga jashtë zone, por Tafas tregohet i vëmendshëm dhe e ndal pa probleme.

22′ GOOOL KUKËSI 1-0/ Gj. Taipi provon me një gjysmë-roveshat dhe e çon topin në rrjetë duke mposhtur Rexhepin.

14′ Peposhi provon me një gjuajtje me të djathtën, e cila shkon shumë pranë portës.

9; Hoti provon të surprizojë Tafas, por ky i fundi arrin ta devijojë siç duhet për të çuar topin në goditje këndi.

2′ Cara hedh në zonë një top për Hotin, me tentativën e këtij të fundit që shkon mbi kuadrat.

1′ Starton sfida në “Kukës Arena”!

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Tafas, Dragoshi, Bytyçi, Ebert, Ndreca, Delimedac, Mbarak, Basha, Gj. Taipi, Peposhi, Barbosa.

Trajner: Rrahman Hallaçi

PARTIZANI: Rexhepi, Preka, Telushi, Menish, Zuna, Rrapaj, Matondo, Atanaskoski, Hoti, Cara, Mba.

Trajner: Xhovani Kolela

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"