VIDEO/ Kukësi mposht me vështirësi Lushnjën, sulmuesi Balde bën heroin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2018 | 17:03

VIDEO/ Kukësi mposht me vështirësi Lushnjën, sulmuesi Balde bën heroin

Ka përfunduar me rezultatin 2-1, takimi i zhvilluar në “Zeqir Ymeri” me Kukësit dhe Lushnjës. Guri dhe Balde ishin autorët e golave për vendasit, ndërsa për Lushnjën shënoi Pepa nga pika e bardhë e penalltisës.

22256

Një fitore e vuajtur për kampionët në fuqi. Nuk munguan as kontestimet e ekipit të Lushnjës për gjykimin. Me fitoren e sotme, Kukësi u ngjit në kuotën e 61-pikëve dhe diferenca me Skënderbeut tashmë është -8.

Guri

 

guri

KUKËSI – LUSHNJA 2-1

Guri 33′, Balde 58 / Pepa 38′

Përfundon takimi.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

83′ Spaho grushton topin, pas krosimit të Idrizit nga e djathta, duke i hequr mundësinë e shënimit Gurit.

78’ Lushnja mbeten me 10 lojtarë, pasi Pepa ndëshkohet me karton të kuq pas një përplasje me Zedriç.

70′ Zëvendësim edhe te Lushnja, largohet Taullai, në vendin e tij Haxhiu.

62′ Zëvendësim i dytë te Kukësi, largohet Shkodra, vendin e tij e zë Peposhi.

58′ GOOOOOL Kukësi 2-1. Amido Balde i sapofutur në lojë ka shënuar golin e avantazhit. Pas një harkimi nga e djatha, sulmuesi i Kukësit ka gjuajtur saktë me kokë duke mposhtur portierin Spaho. 

57′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Ethemi, vendin e tij e zë Amido Balde.

Përfundon pjesa e parë, Kukësi-Lushnja 1-1. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

38′ GOOOOOL Lushnja 1-1. Pepa barazon rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë, duke e dërguar topi në krahun e kundërt të portierit Frashëri. 

33′ GOOOOL Kukësi 1-0. Bomberi Sindrit Guri ka kaluar në avantazh verilindorët. Një gabim i Korreshit i jep mundësinë sulmuesit shkodran të dalë i vetëm para Spahos dhe ta kalojë topin mbi portierin. 

22′ Zëvendësim i detyruar te Lushnja, largohet Prençi i dëmtuar, vendin e tij e zë Agim Meto. Qendërmbrojtësi Prençi dërgohet në Spitalin e Kukësit, pas një përplasje me Ethemin.

14’ Idrizi harkon një top në qendër nuk arrihet nga Guri dhe topi përfundon në rivënie fundore.

7′ Mundësi e artë shënimi për Kukësin me anë të Gurit, por sulmuesi nuk ka arritur të shënojë me kokë, topi është ndalur nga portieri Spaho.

5′ Kukësi ushtron presion dhe kërkon golin e avantazhit.

3′ Sefa ndëshkohet me karton të verdhë për simulim, pas një dyluftimi me portierin Frashëri. Portestojnë miqtë.

1′ Ka nisur takimi.

Kukësi: Frashëri, Zderic, Musolli, Hoxha, Rrumbullaku, Idrizi, Dzaria, Imami, Ethemi, Shkodra, Guri. Trajner: Peter Pakult

Lushnja: Spaho, Magani, Prençi, M.Korreshi, Marku, Gava, Taullau, Pepa, Papa, Mone, Sefa. Trajner: Ilir Gjyla

Gjyqtar: Indrit Myrtja (Shkodër)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"