VIDEO/ Kosta Rika nuk e bën dot mrekullinë, mësohen dhe dy kombëtaret e fundit nga Amerika Qendrore dhe Veriore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2022 | 8:40

VIDEO/ Kosta Rika nuk e bën dot mrekullinë, mësohen dhe dy kombëtaret e fundit nga Amerika Qendrore dhe Veriore

Është mbyllur fushata kualifikuese për në “Katar 2022” në Amerikën Qendrore dhe Veriore, me Meksikën dhe SHBA-në që bëhen dy kombëtaret e fundit që presin biletën për në Botëror.

pjimage (3)

Të dyja kombëtaret ishin me një këmbë në fazën finale të Botërorit dhe duhej të luanin dhe sfidën e fundit në kualifikuese.

Meksika nuk e kishte të vështirë me El Salvadorin, ku fitoj pastër me shifrat 2-0.

Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara u ndeshën në transfertë me Kosta Rikën, me këta të fundit që duhet të fitonin me një goleadë prej 6 golash, por arritën të shënonin vetëm 2.

Kështu Kosta Rika do të shkojë në “playoff”-in ndërkontinental ku do të ndeshet me Zelandën e Re.

Kanadaja, e cila ishte kualifikuar më parë, u mposht me Panamanë në transfertë në shifrat 1-0, ndërsa sfida Xhamajka-Honduras, që nuk kishte asnjë interes për të dyja kombëtaret, u mbyll me rezultatin 2-1.

REZULTATET:

MEKSKIA 2-0 EL SALVADOR

Antuna 17’, Himenez (P) 43’

KOSTA RIKA 2-0 SHBA

Vargas 51’, Kontreras 59’

PANAMA 1-0 KANADA

Torres 49’

XHAMAJKA 2-1 HONDURAS

Bejli (P) 39’, Morrison 45+2’ / Tejeda (P) 18’

RENDITJA:

123

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"