VIDEO/ Kosovë magjike, hedh në tapet Malin e Zi. Shtohen shpresat për Europianin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2019 | 0:26

VIDEO/ Kosovë magjike, hedh në tapet Malin e Zi. Shtohen shpresat për Europianin

Kosova vazhdon ëndrrën e saj në grupin A eliminator, në kërkim të një bilete për në Europianin 2020.

kosova

Në ndeshen e gjashtë në grup, në shtëpi përballë Malit të Zi, ekipi i Bernard Shaland fitoi pastër 2-0, duke fituar sërish terren.

Takimi nisi në mënyrën më të mirë, teksa që në minutën e 10-të, ishte kapiteni Amir Rrahmani që me kokë nga një goditje dënimi, kërceu më lart dhe pas daljes jo të menduar të portierit, çoi topin në fundin e rrjetës.

Me kalimin e minutave, ishte sërish Kosova që kontrollonte lojën. Goli i dytë erdhi në minutën e 34-t, ku pas një aksioni të bukur, Hadëgjonaj pasoi te Muriqi, dhe ky i fundit në dy kohë, çoi topin në fundin e rrjetës.

Edhe fraksioni i dytë, kishte të njëjtin refren. Kosova pati shumë raste, por gjithashtu shpërdoroi shumë para porte, ndërsa në një moment edhe Muriqi u ndal nga traversa. Në fund, Kosova mori 3 pikë me shumë vlera, dhe tashmë e sheh veten në vendin e tretë me 11 pikë, vetëm një më pak se Çekija e vendit të dytë.

 

 

FT | Kosovë-Mali i Zi 2-0

GOLAT: Rrahmani 10′, Muriqi 34’/ 

 

KOMENTI LIVE

Mbyllet takimi. Kosovë-Mali i Zi 2-0

93’ Shaland kryen ndërrimin e tretë. Hasani në vendin e Celinës.

91’ Ndëshkohet edhe Kololli te Kosova.

90’ Karton i verdhë për Jankoviç.

90’ 3 minuta shtesë.

88′ Ndërrimi i dytë te Kosova, Edon Zhegrova në fushë në vendin e Vojvodës.

85’ Ndëshkohen me kartonin e verdhë, Vukçeviç dhe Vojvoda.

82’ Shaland kryen ndërrimin e parë. Shala i lë vendin Rashkajt.

73’ Ndërrimi i tretë i Malit të Zi. Jankoviç në vendin e Jovoviç.

73’ Rashica shmang një lojtar brenda zone, godet me të djathtën, por ndalet nga një prej mbrojtësve me trup.

68’ Tjetër rast i artë për Kosovën, godet me kokë traversën Vedat Muriqi.

62’ Dy goditje këndi të njëpasnjëshme për Kosovën. Mbetet përpara ekipi i Shaland.

60’ Celina nis bukur Vojvodën në të djathtën, ky i fundit jep për Hadëgjonaj, por edhe pse zgjatet ai nuk e arrin dot ta shtyjë drejt portës.

50’ Milot Rashica me një goditje të bukur nga distanca, por topi jashtë.

46’ Nis pjesa e dytë në Prishtinë. Ndërrimi i dytë i trajnerit malazez. Shqiptari Beqiraj në fushë, në vendin e Kosoviç.

Mbyllet pjesa e parë. Kosovë-Mali i Zi 2-0

45’ 1 minutë shtesë.

42’ Provon me të djathtën nga rreth 30 metra edhe Kololli, por topi pak mbi traun e portës.

34’ GOOOOOOOL KOSOVA 2-0/ Vjen edhe goli i dytë në Prishtinë, shënon Vedat Muriqi. Pas një topi të gjatë, Hadërgjonaj shërben saktë për Muriqin, sulmuesi godet në rastin e parë, por kthehet topi. Në rastin e dytë, nuk fal sulmuesi i Fenerbaçes.

30’ Rasti i parë për miqtë. Mugosa godet nga hyrja e djathtë e zonës, por Muriç devijon në goditje këndi.

28’ Asfiksuese Kosova. Nga e majta vjen një top i lartë, dhe shkon te Hadërgjonaj, godet ai, por topi në goditje këndi.

27’ Sërish në sulm Kosova. Godet Rashica nga hyrja e zonës, por devijohet topi.

25’ Rast ideal për Rashicën. Nga hyrja e zonës, godet me të majtën, por topi përshëndet vetëm rrjetën e jashtme.

16’ Tjetër karton i verdhë te malazezët. Ndëshkohet Sçekiç. për një ndërhyrje nga prapa ndaj Kolollit.

15’ Vjen menjëherë ndërrimi i parë të Mali i Zi. Trajneri nxjerr portierin Petkoviç, në fushë Mijatoviç.

10’ GOOOOOL KOSOVA 1-0/ Zhbllokohet menjëherë sfida. Godet me kokë nga një goditje këndi, dhe çon topin në fundin e rrjetës.

7’ Ndizet ndeshja. Muriqi kapet me Jovoviç. Të dy ndëshkohen me kartonin e verdhë.

4’ Krosojnë miqtë, por me kokë largon mbrojtja.

3’ Goditje dënimi në fundoren e djathtë për malazezët.

1′ Nis takimi në “Fadil Volrri”.

 

FORMACIONET

KOSOVA: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Shala, V.Berisha, Hadërgjonaj, Celina, Rashica, Muriqi Trajner: Bernard Shaland.

MALI I ZI: Petkoviç, Marusiç, Lagator, Simiç, Bulatoviç, Sçekiç, Vukçeviç, Boljeviç, Kosoviç, Jovoviç, Mugosa. Trajner: Faruk Haxhibegiç.

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"