VIDEO / Kori që do dëgjohet në çdo stadium, tallje epike e tifozëve të Kadiz me Barcelonën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 21:59

VIDEO / Kori që do dëgjohet në çdo stadium, tallje epike e tifozëve të Kadiz me Barcelonën

Ndeshja e sotme mes Kadiz dhe Barcelonës, normalisht do të përjetohej me shumë ankth nga tifozët e skuadrës së qytetit te vogël në breg të detit në Spanjë. Por kjo Barcelonë është shumë larg asaj që mund të cilësohet e frikshme për shkak të krizës së rezultateve.

tifozet

E kjo ka bërë që edhe tifozët e kësaj skuadre të ëndërrojnë se mund të ndalin katalanasit. Për më tepër, ata i kanë sfiduar hapur me një tallje epike duke kënduar para stadiumit në momentin kur po mbërrinte autobusi i skuadrës së drejtuar nga Ronald Kuman.

Me qindra tifozë janë afruar pranë hyrjes dhe në kor kanë nisur të këndojnë “Ku është Leo Mesi?”, këngë të cilën dikur e këndonin tifozët e Barcelonës. Kori sotëm është përhapur me shpejtësi në rrjete sociale e me siguri do të shoqërojë katalanasit jo vetëm në takimin e sotëm por edhe në ndeshjet e tjera në La Liga.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"