VIDEO/ Kontestim i paprecedent i Kombëtares, tifozët u hedhin lojtarëve mbrapsht fanellat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 0:30

VIDEO/ Kontestim i paprecedent i Kombëtares, tifozët u hedhin lojtarëve mbrapsht fanellat

Fundi i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Islandës është shoqëruar me një ngjarje të paprecedent në historinë e Kombëtares shqiptare. Lojtarët kanë shkuar të përshëndetin tifozët, por janë përballur me një kontestim të ashpër.

bandicam 2022-09-27 22-45-23-895

Berisha dhe Hysaj kanë qenë lojtarët e parë të cilët i janë afruar tribunës ku ishin tifogrupet shqiptare por këta të fundit i kanë pritur me vërshëllima e jo vetëm kaq. Hysaj e Berisha kapërcyen rrethimin për t’u dhuruar atyre fanellat, por janë pritur me shishe uji, pasi tifozët i kanë lagur lojtarët që u afruan.

Më pas, tifozët u kanë hedhur mbrapsht fanellat futbollistëve të Kombëtares të cilët janë larguar kokulur nga fusha e lojës pas një kontestimi të paprecedent.

KRISTI SEJATLLARI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"