VIDEO/ Klubi shqiptar denoncon policinë pas ndeshjes: Arrestuan ndihmëstrajnerin tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2020 | 20:08

VIDEO/ Klubi shqiptar denoncon policinë pas ndeshjes: Arrestuan ndihmëstrajnerin tonë

Klubi i Llapit proteston ashpër jo vetëm për gjykimin e sfidës së sotme në kampionat ndaj Feronikelit, por dhe për sjelljen e forcave të policisë në stadiumin e Drenasit “Rexhep Rexhepi” ku është shoqëruar zv/trajneri i Llapit Burim Zhjeqi.
arrestimi
Në një video të publikuar në faqen e tij zyrtare, Llapi tregon momentet e debatit me Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës dhe kritikon sjelljen skandaloze të tyre pasi mbajtën për 3 orë të ndaluar pjesëtarin e stafit teknik të skuadrës, i cili i kërkon shpjegime gjyqtarit dhe delegatit të takimit.

Mësohet se Zhjeqi më pas është liruar.

Njoftimi i Llapit

Jo gjithçka shkoi në rregull pas përfundimit të ndeshjes Feronikeli – Llapi.
Ne nuk jemi të njoftuar për kompetencat e Policisë së Kosovës në ndeshjet zyrtare të Superligës, a janë ata për të na mbrojtur apo për të na sulmuar e arrestuar vetëm pse kërkojmë sqarim me fjalë për dëmtimet që po i bëhen KF Llapit.
Njësoj edhe sot, sikurse në turpin që bënë në ndeshjen Gjilani – Prishtina të edicionit të kaluar, Policia e Kosovës përdor dhunë mbi personin zyrtar, ndihmëstrajnerin e klubit, Burim Zhjeqi i cili arrestohet në mënyrë brutale nga e ashtuquajtura Njësi Speciale.
Krejt kjo ndodh kur në ndeshjet tona nuk ka profesionalizëm, sepse personat zyrtar të deleguar nga FFK-ja nuk janë të nivelit të Superligës, veçanërisht nga Delegati i ndeshjes ku në kushte pandemie nuk i largon tifozët nga tribuna, të pranishmit kalonin numrin e mbi 200 shikuesve. Ai merret me personat zyrtar, të cilët kanë drejtë të protestojnë me fjalë, e ai urdhëron Policinë duke iu thënë “lidhni” ?
Po shfaqim brengën tonë nëpërmjet kësaj video të bashkangjitur rreth asaj se çka ndodhi pas ndeshjes Feronikeli – Llapi në hapësirat e brendshme të stadiumit.
Pas më shumë se 3 orëve pritje, ndihmëstrajneri Burim Zhjeqi është liruar nga mbajtja në stacionin policor në Drenas.
Ai është i trishtuar me sjelljet e policisë mbi të, i cili ka pësuar trauma nga sjelljet brutale të Njësisë Speciale ?
Shërim të shpejtë Burim ?

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"