VIDEO/ Klas nga Kallaku, por bukuria e golit nuk i bën efekt Lokomotivës. Kroatët “pa busull”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2020 | 23:51

VIDEO/ Klas nga Kallaku, por bukuria e golit nuk i bën efekt Lokomotivës. Kroatët “pa busull”

Lokomotiva e Zagrebit nuk po del dot nga kriza e rezultateve teksa pësoi sot humbjen e tretë në kampionatin kroat. Skuadra ku aktivizohen shumë lojtarë shqiptarë si: Tuci, Çokaj, Kallakaku, Mersinaj, nuk mundi t’i shpëtonte humbjes 3-2 përballë Shibenikut.
goliii
Mesfushori i Shqipërisë U21 Sherif Kallaku barazoi ndeshjen në minutën e 33-të pas një kombinimi model me shokët e skuadrës. Ky ishte goli i parë me fanelën e skuadrës së re. Megjithatë, pas 90 minutave Shibeniku mori atë që dëshironte duke e zhytur Lokomotivën e Zagrebit në vendin e tetë.

Lokomotiva është nënkampione e Kroacisë dhe një ecuri e tillë tregon se skuadra ndodhet në vështirësi.

kallaku gol on Vidnews.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"