VIDEO/ Kili “shtyp” Japoninë, Aleksi Sançez gjen rrugën e rrjetës pas… 5 muajsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2019 | 8:42

VIDEO/ Kili “shtyp” Japoninë, Aleksi Sançez gjen rrugën e rrjetës pas… 5 muajsh

Kili ka mposhtur me rezultatin 4-0 Japoninë në sfidën e vlefshme për Grupin C të Kupës së Amerikës. Skuadra e trajnerit Rueda e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kompeticionin më të rëndësishëm të Kontinentit, duke dominuar ndaj mysafirëve të Japonisë.

Kili2

Ishte mesfushori i Bolonjës, Pulgar njeriu që hapi serinë e golave teksa në minutën e 41-të, goditi saktë me kokë duke përshëndetur rrjetën.

Pjesa e parë u mbyll me triumfin 1-0 të Kilit, ndërkohë që në fragmentin e dytë të lojës, kombëtarja kiliane dhuroi spektakël duke shënuar edhe 3 herë të tjera në portën e Japonisë.

Sançez

Fillimisht ishte Vargas që në minutën e 54-t dyfishoi shifrat, teksa më pas ishte radha e Aleksi Sançez, i cili në minutën e 82-të, gjeti rrugën e rrjetës, duke shënuar golin e tretë, gol ky që kishte afro 5 muaj që i kishte munguar futbollistit të Mançester Junajtid. Për t’i vendosur “kapakun” kësaj sfidë mendoi Varga 1 minutë më vonë, i cili e ngriti rezultatin në 4-0 duke shënuar dopietë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"